Kategoritë

DREJTËSI Pas urdhër arrestit kombëtar, është shpallur edhe urdhër arrest ndërkombëtar për Mijalkovin

Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale Shkup solli vendim për harmonizim për shpalljen e urdhër arrestit ndërkombëtar nga ana e MPB-së për Sasho Mijalkovin.

“Për shkak të interesit të mediave lidhur me urdhër arrestin ndërkombëtar për të akuzuarin S.M., e informojmë opinionin se Ministria kompetente e Punëve të Brendshme deri tek Këshillit penal pranë Gjykatës themelore penale Shkup, paraditen e sotme është parashtruar kërkesë për harmonizim nga gjykata për shpalljen e urdhër arrestit ndërkombëtar për të akuzuarin të cilit gjatë ditës së djeshme iu caktua masë e arrestit shtëpiak me mbikëqyrje 24 orëshe pas gjetjes gjegjësisht privimit nga liria”, theksohet në kumtesën nga gjykata.

Këshilli penal,menjëherë pas marrjes së kërkesës, siç qëndron në kumtesë, ka sjell vendim për harmonizim për shpalljen e urdhër arrestit ndërkombëtar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e njëjta është dorëzuar tek aplikuesi.

Ish shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov, prej dje pasdite është i padisponueshëm dhe policia nuk arriti t’ia dorëzojë vendimin për arrest shtëpiak, që si masë e kujdesit, në kërkesë të prokurorisë gjatë fundjavës e solli Gjykata penale.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se ka shpallur urdhër arrest kombëtar, ndërsa kërkoi harmonizim edhe për urdhër arrest ndërkombëtar për Mijallkovin.

“Gjykata i caktoi masë të arrestit shtëpie për Sasho Mijalkovin. Ndërmarrim masa dhe aktivitete për gjetjen e tij.

Është shpallur urdhër arrest kombëtar. Pasi nga masat dhe aktivitetet deri më tani të ndërmarra nuk është gjetur, do ta njoftojmë gjykatën dhe do të kërkojmë të jepet urdhër për shpalljen e urdhër arrestit ndërkombëtar”, theksojnë nga MPB-ja

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.