• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Besimi – Angellov: Jemi të përkushtuar në ndërtimin e pjesës hekurudhore të Korridorit 8

February 12, 2021
in EKONOMI, BALLINA, LAJME
Besimi – Angellov: Jemi të përkushtuar në ndërtimin e pjesës hekurudhore të Korridorit 8
Share on FacebookShare on Twitter

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik, por edhe realizimi i përshpejtuar i projekteve të rëndësishme infrastrukturore që do të rrisin lidhjen midis Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Bullgarisë, ishin temat e diskutimit në takimin midis ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe Ambasadorit të Republikës së Bullgarisë, Angel Angellov.

“Në fushën e infrastrukturës së transportit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore është e angazhuar për ndërtimin e pjesës hekurudhore të Korridorit 8. Për fazën e parë dhe të dytë mjetet tashmë janë siguruar, ndërsa për fazën e tretë janë siguruar grant mjete  nga Programi IPA 2  dhe  në procedurë është  sigurimi shtesë për konstruktin  financiar”, tha Besimi.

Në të njëjtën kohë, është duke u zhvilluar ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore në Korridorin 8, nga kalimi kufitar Qafë Thanë me Republikën e Shqipërisë në perëndim deri në vendkalimin kufitar Deve Bair me Republikën e Bullgarisë në lindje.

Në takim u diskutua gjithashtu përmirësimi i mëtejshëm i efikasitetit dhe efektivitetit të shpenzimeve publike përmes zbatimit të Programit të Reformës së Menaxhimit të Financave Publike, si qëllimi kryesor i tuining projektit  “Forcimi i planifikimit të buxhetit, ekzekutimit dhe funksioneve të kontrollit të brendshëm” brenda të cilit Ministria e Financave bashkëpunon me Ministrinë e Financave të Republikës së Bullgarisë, si një nga vendet partnere në këtë projekt.

Next Post
Zaev në takim konsultues me përfaqësues të kompanive, vetëqeverisjes lokale dhe shkollat profesionale në Tetovë

Zaev në takim konsultues me përfaqësues të kompanive, vetëqeverisjes lokale dhe shkollat profesionale në Tetovë

KSHPK-ja ka hapur tre lëndë për akumulimin e funksioneve kundër personave zyrtarë

KSHPK-ja ka hapur tre lëndë për akumulimin e funksioneve kundër personave zyrtarë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom