• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

KSHPK-ja ka hapur tre lëndë për akumulimin e funksioneve kundër personave zyrtarë

February 12, 2021
in POLITIKË, BALLINA, DREJTËSI, LAJME
KSHPK-ja ka hapur tre lëndë për akumulimin e funksioneve kundër personave zyrtarë
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në seancën e sotme të 46-të ka hapur tre lëndë për akumulimin e funksioneve kundër personave zyrtarë, të cilët rrjedhin nga deklaratat për konflikt të interesave për vitin 2020.

Lëndët hapen për një anëtar të Këshillit të komunës, i cili gjithashtu është anëtar i Këshillit drejtues të kopshtit, një deputet në Kuvend i cili gjithashtu është anëtar i Këshillit mbikëqyrës në Qendrën për menaxhim të krizave dhe u.d. i drejtorit të një shkolle të mesme komunale, i cili gjithashtu menaxhon si pronar me shoqatë tregtare.

KSHPK gjithashtu ka hapur procedura kundër një deputeti në Kuvend i cili e ka ndryshuar drejtimin e kompanisë së tij, megjithatë për menaxher ka vendosur një person të afërt të tij,  ministër në Qeveri i cili gjithashtu e  ka ndryshuar menaxhimin e kompanisë së tij dhe për drejtues ka vendosur një person të afërt të tij dhe një tjetër deputet që bëri të njëjtën gjë.

Në seancën e sotme të 46-të, KSHPK e miratoi Planin strategjik për periudhën e vitit 2021-2023, në të cilin, mes furnizimit të zgjidhjeve të reja softuerike, ka edhe mjete të parapara për punësime të reja.

Plani strategjik i KSHPK do të publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë antikorrupsion.

Për zëvendëskryetar të KSHPK në seancën e sotme u zgjodh Shamsi Sallai. Përzgjedhja e zëvendëskryetarit të KSHPK, sipas rregullores ndryshon në gjashtë muaj sipas rendit të alfabetit.

KSHPK në seancën e sotme, e miratoi propozim-rregulloren për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, me të cilët pranohen personat e caktuar nga programi K-15.

Drejtoresha e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, tha se nga tetë personat e sistemuar, katër nënshkruan, nga të cilët tre ishin bashkëpunëtorë të rinj dhe një ishte referent.

Next Post
Shahpaska: Rritet numri i fëmijëve në kopshte për fëmijë, nuk ka rekomandime për ndryshimin e kohës së punës për të punësuarit

Shahpaska: Nga regjistrimi do të marrim të dhëna për përcaktimin e nevojave reale të popullsisë

Rrumbullakësohet faza parakualifikuese për tenderin për hekurudhën drejt Bullgarisë

Rrumbullakësohet faza parakualifikuese për tenderin për hekurudhën drejt Bullgarisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom