• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Pendarovski – Korçok: Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia janë partnerë në NATO, ndërsa do të jenë edhe në BE

February 8, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Pendarovski – Korçok: Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia janë partnerë në NATO, ndërsa do të jenë edhe në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Stevo Pendarovski dhe ministri sllovak i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Ivan Korçok në takimin e sotëm në Shkup i konfirmuan marrëdhëniet miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë duke theksuar se në të ardhmen duhet të intensifikohet dialogu politik dhe shkëmbimi i vizitave në nivel të lartë mes dy vendeve sapo situate me pandeminë e Kovid-19 do a mundësojë këtë.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, u falënderua për mbështetjen e fuqishme sllovake për integrimin tonë evropian.

“Jashtëzakonisht e vlerësojmë mbështetjen e fuqishme, të vazhdueshme dhe të qartë nga Sllovakia, e cila është partneri dhe mbështetësi ynë i rëndësishëm në integrimin evropian, një partner i fuqishëm në NATO, dhe shpresoj që partneriteti ynë të vazhdojë të ushqehet brenda Bashkimit Evropian”, tha Pendarovski.

Presidenti shprehu interesin edhe për intensifikimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë, e cila nuk ka arritur potencialin e saj real, edhe pse tregtia bilaterale është rritur në mënyrë të qëndrueshme në 5-6 vitet e fundit. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski shprehu shpresën se investimet e kompanive sllovake në vendin tonë do të rriten, veçanërisht pas anëtarësimit tonë në NATO dhe progresit të bërë drejt BE-së.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, u bë fjalë për edhe për situatën në të dy vendet lidhur me pandeminë Kovid-19, me ç’rast u bisedua për sfida konkrete të cilat janë në interes të dy shteteve dhe janë shkaktuar nga rrethanat e vështira të të gjithë kontinent. Presidenti Pendarovski u falënderua edhe për mbështetjen sllovake dhe donacionet në fushën e shëndetësisë. 

Next Post
Shekerinska-Xherard: Partneriteti dhe bashkëpunimi ushtarak midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së vazhdon

Shekerinska-Xherard: Partneriteti dhe bashkëpunimi ushtarak midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së vazhdon

Filipçe: Të gjitha vaksinat që do t’i sjellim në vend do të jenë të certifikuara dhe të sigurta në mënyrë të duhur

Filipçe: Vaksinat kineze dhe të tjerat janë të sigurta dhe efikase

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom