Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja në dekadat e fundit kanë treguar se si ndërtohet miqësi e sinqertë dhe konstruktive, por edhe e suksesshme. Kjo miqësi ishte themeli i anëtarësimit tonë në NATO. Maqedonia e Veriut ka pasur 30 vite këtë qëllim si synim strategjik dhe për 30 vjet ne mund të mbështetemi në bashkëpunimin tuaj, bashkëpunimin me SHBA-në.
Këtë sot në konferencë për media e deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit me zëvendëskomandantin e Forcave Amerikane në Evropë, gjeneral major Xhozef Xherard i cili gjendet për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
“Nuk ka bashkëpunim më të fuqishëm dhe më të ngushtë sesa t’ia besoni jetën tuaj ushtarit pranë jush, dhe kjo është ajo që ushtarët e Maqedonisë dhe ato amerikanëe kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve, veçanërisht në Afganistan, së pari në ISAF, kurse pastaj në “Mbështetjen vendimtare”, tha Shekerinska.
Ministrja informoi se bashkëpunimi me Aleancën dhe SHBA-në në përforcimin e kapaciteteve të poligonit ushtarak Krivolak vazhdon, kurse një nga aktivitetet vijuese është ndërtimi dhe plotësimi i infrastrukturës së poligonit nga ana e pjesëtarëve të Batalionit të 15-të inxhinierik të Forcave Amerikane në Evropë të cilët gjatë këtij muaji do të arrijnë në vend dhe së bashku me inxhinierët tanë do të punojnë në Krivolak.
Gjeneralmajori Xhozef Xherard theksoi se vendi ynë është partner i vlefshëm dhe partner i sigurisë si në rajon ashtu edhe në nivel global. Ai theksoi është tejet i rëndësishm përmirësimi i ndërveprimit ushtarak të Armatës sonë dhe se ajo është e aftë të forcojë gatishmërinë dhe mbrojtjen kolektive të NATO-s, si dhe bashkëpunimin me SHBA-në dhe partnerët e saj.
Zëvendëskomandanti i Forcave Amerikane në Evropë tha se ata aktualisht janë duke u stërvitur me Armatën tonë në stërvitjen “Zgjidhja e Kombinuar” dhe se me padurim për bashkëpunim në stërvitjen “Mrojtësi Evrop 21” i cili, sipas tij, do të forcojë lidhje midis dy të dy vendeve.