• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Osmani: Sllovakia pa mëdyshje, qartë dhe në parim e mbështet Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave

February 8, 2021
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME
Osmani: Sllovakia pa mëdyshje, qartë dhe në parim e mbështet Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Sllovakisë e thekson qartë, pa mëdyshje dhe zëshëm mbështetjen për vendin tonë për anëtarësimin në BE dhe kjo mbështetje është veçanërisht e rëndësishme për ne në këto momente komplekse, kur BE-ja nuk arriti konsensus për progresin tonë. Vetëm atëherë mbështetja e zëshme e miqve tanë është shenjë e optimizmit, jo vetëm mes politikanëve, por edhe administratës dhe të gjitha forcave progresive në vend, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencë për shtyp sot pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korçok, i cili po realizon vizitë pune në vend.

“Mbështetja nga Sllovakia është pa mëdyshje, e qartë dhe parimore. Maqedonia e Veriut e meritoi fillimin e negociatave, për të cilat vendimi është marrë me konsensus në mars të vitit të kaluar. Mund të pajtohem që ne nuk duhet të fusim mosmarrëveshje në BE, por në të njëjtën kohë është objektive përshtypja që krijohet edhe në vendin tonë, ashtu edhe në vendet e tjera të rajonit, se procesi i integrimit bëhet i paparashikueshëm, i paqartë ose më saktësisht është një lloj lëvizjeje shënjestër që nuk shpërblen sipas performancës, por sipas rrethanave aktuale politike”, tha mes tjerash, Osmani.

Osmani informoi se Qeveria e pranoi propozimin për të hapur ambasadë në Bratislavë, por jo vetëm si simbol, por si kontribut thelbësor dhe përforcim të miqësisë sonë.

Ministri sllovak i Punëve të Jashtme, Korçok e theksoi mbështetjen e vendit të tij për fillimin e negociatave me BE, duke shfaqur shpresën se anëtarët e BE-së do të arrijnë konsensus gjatë presidencës së Portugalisë me BE-në.

Korçok tha gjithashtu se hapja e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bratislavë do të nënkuptojë përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, jo vetëm në planin politik, por edhe në atë ekonomik.

Në takim u diskutuan edhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, mundësitë për avancimin e tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë bashkëpunimi në planin ekonomik dhe tregtar.

Osmani e falënderoi ministrin sllovak të Punëve të Jashtme Korçok për katër pajisjet mjekësore nga NATO Fondi i mirëbesimit të përgjigjes pandemike të NATO-s (NATO Pandemic Response Trust Fund – PRTF), që si donacion nga Sovak eid (Slovake Aid) do të na dorëzohet sot në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup.

Përveç takimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Korçok do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin, Zoran Zaev.

Vizita e ministrit sllovak Korçok është pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimet e Sllovakisë për të siguruar një perspektivë evropiane për rajonin. Korçok e fillon turneun nga Shkupi.

Next Post
Maturantët e ndalojnë bojkotit, deri në fund të këtij muaji ata do të presin vendim nga Kuvendi

Maturantët e ndalojnë bojkotit, deri në fund të këtij muaji ata do të presin vendim nga Kuvendi

Nikollovski: Lufta kundër korripsionit është prioritet kryesor, do të reduktohen të drejtat diskrete, përfitimet dhe privilegjet

Nikollovski: Lufta kundër korrupsionit mbetet prioriteti ynë kryesor

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom