Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e nënshkroi Marrëveshjen për furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19 nga prodhuesi kinez “Sinofarm”. Me Marrëveshjen, Republika e Maqedonisë së Veriut nga kompania kineze “Sinofarm” siguron 200,000 vaksina të cilat do të arrijnë këtë muaj. Data e saktë e arritjes dhe të gjitha informacionet lidhur me dërgesën, pritet të konfirmohet në ditët në vijim, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Duke e respektuar përcaktimin e marrëveshjes për fshehtësi dhe në pajtim me politikën globale të të gjitha kompanive të vaksinave, duke përfshirë edhe “Sinofarm”, të dhënat që i përfshin marrëveshja mbeten konfidenciale, theksojnë nga Ministria dhe shtojnë se vaksinat nga Kina do të mbërrijnë në vend në aeroportin në Shkup.
Është bërë një plan i detajuar për transportimin e vaksinës nga aeroporti tek operatorët ekonomikë (tregtarët me shumicë) të ngarkuar me ruajtjen e sasive, dhe më pas një plan për shpërndarjen në pikat e vaksinimit ku do të kryhet vaksinimi. Javën e kaluar, u bënë matjet e vëllimit të dhomave të ftohjes dhe u vlerësua kapaciteti i magazinimit të të gjithë sasisë. Vaksina Sinofarm ruhet dhe shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë, dhe vaksinat paketohen në formulimin e një shiringë të mbushur paraprakisht, e cila lehtëson aplikimin e vaksinës.
Ky lloj i vaksinave ka një lidhje optimale midis sigurisë dhe efikasitetit, prandaj mund t’u jepet të gjithë qytetarëve, pa asnjë kufizim për asnjë arsye. Konkretisht për këtë vaksinë të “Sinofarm”, termat për vaksinimin në institucionet shëndetësore publike do të jenë 10 minuta, për pacient. Institucionet shëndetësore publike do të punojnë në dy ndërrime në mënyrë që të arrijnë shkallën më të lartë të mundshme të vaksinimit në baza ditore. Sipas Planit Kombëtar të Vaksinimit kundër Covid-19, të parët që vaksinohen janë punonjësit shëndetësorë nga Kovid – qendrat, mjekët e familjes dhe punonjësit e tjerë në operacionet familjare, punonjësit në Urgjencë dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë të përfshirë në grupin e parë të Fazës 1, si dhe shtetasit e rritur mbi 70 vjet.
Të gjitha vaksinat në treg zhvillohen në platforma të sigurta, dmth janë të sigurta për qytetarët.
Prodhuesit e vaksinave kanë dokumente nga agjencitë e tyre kombëtare, dhe disa prodhues janë regjistruar gjithashtu në Autoritetin Rregullator të Cilësisë së Barnave Evropiane dhe Amerikane.
Vendosja e vaksinimit Covid-19 do të luajë një rol kryesor në zvogëlimin e efekteve të dëmshme në shëndetin e popullatës dhe shoqërisë në përgjithësi, duke forcuar imunitetin kolektiv në një pandemi. “Imunizimi është një armë e fuqishme në luftën kundër koronavirusit, por përkundër kësaj, masat shëndetësore për mbrojtjen personale duhet të vazhdojnë të respektohen,” thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.