• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

MASH: Reformat e propozuara janë në pajtim të plotë me rekomandimet e Bankës Botërore

February 3, 2021
in ARSIM, BALLINA, LAJME
Në izolim 53 nxënës dhe tetë mësimdhënës, MASH njoftoi se në shkolla intervenohet me kohë
Share on FacebookShare on Twitter

Reformat e propozuara në arsimin fillor nga ana e MASH-it janë në pëlqim të plotë me rekomandimet e Bankës Botërore, të publikuara në shënimin e fundit sa i përket arsimit fillor në Maqedoninë e Veriut. Banka Botërore rekomandon krijimin e sistemit më të mirë arsimor në të cilën nxënësit do të jenë në fokus, ndërsa mësimdhënësit do të marrin mbështetje, si dhe përmirësimin e kushteve në shkollat me çka do të sigurohet qasje inkluzive, informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Thekson se Koncepti i ri për arsimin fillor në MASH, parasheh zhvillimin e të menduarit kritik tek nxënësit, si dhe lidhje të njohurive përmes disiplinave të ndryshme madje përmes integrimit të lëndëve, që është rekomandim i Bankës Botërore .

“Përmes programit mësimor, nxënësit duhet të fitojnë aftësitë që u janë të nevojshme që të zhvillohet mendimi i tyre kritik, si dhe të jenë pjesëmarrës aktivë dhe relevantë në jetën shoqërore. Gjithashtu duhet tu ndihmohet nxënësve më mirë t’i lidhin lëndët e ndryshme dhe të zbatojnë njohurinë e tyre në situata reale. “Procesi i të mësuarit duhet të organizohet në mënyrë që mundëson t’u dëgjohet zëri të gjithë nxënësve dhe në bazë të informatave kthyese, të jenë të vetëdijshëm për procedurat që i kanë ndërmarrë,” qëndron në  dokumentin e Bankës Botërore”, thekson MASH në kumtesë.

Sipas Bankës, shton MASH, investimi në arsimin fillor është treguar se jep rezultate më të mëdha krahasuar me shkallët e mëvonshme të arsimit dhe trajnimit dhe ka kontribut vendimtar në zhvillimin e potencialit njerëzor. Në letrën e vet, ato reflektohen në rëndësinë e sigurimit të zhvillimit të karrierës për mësimdhënësit, diçka që tashmë është parashikuar me reformat.

“Mësimdhënësit janë zemra e procesit të të mësuarit dhe duhet vazhdimisht të mbështeten dhe të forcohen. Kjo mbështetje nënkupton mundësimin e avancimit në karrierën si bazë për ndërtimin e kapaciteteve dhe sigurimin e zhvillimit të vazhdueshëm profesional kështu që do të mund t’i identifikojnë dhe t’i kuptojnë më mirë nevojat për të mësuarit e nxënësve, veçanërisht të atyre në rrezik. “Të gjitha këto hapa duhet t’u ndihmojnë mësimdhënësve të bëhen edukatorë më të mirë dhe më efektivë”, qëndron në shënimin e Bankës Botërore.

MASH shton se me të gjitha këto elemente që janë pjesë e reformës së propozuar të MASH-it për arsimin fillor, sipas Bankës Botërore do të zvogëlohen pasojat nga Kovid-19 ndaj arsimit, ndërsa kriza do të shfrytëzohet si  mundësi për përparim.

Next Post
Projekte për sigurimin e vendbanimeve për romët me vlerë prej 3.2 milionë eurosh

Projekte për sigurimin e vendbanimeve për romët me vlerë prej 3.2 milionë eurosh

Fjalë përmbyllëse të mbrojtjes për rastin “Monstra”

Fjalë përmbyllëse të mbrojtjes për rastin “Monstra”

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom