• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI

Fjalë përmbyllëse të mbrojtjes për rastin “Monstra”

February 3, 2021
in DREJTËSI, BALLINA, LAJME
Fjalë përmbyllëse të mbrojtjes për rastin “Monstra”
Share on FacebookShare on Twitter

Me fjalë përmbyllëse të mbrojtjes sot në Gjykatën themelore penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Në seancën e kaluar në fjalën përmbyllëse, prokurorja Fatime Fetai, kërkoi dënime maksimale për prokurorët Halil Demiri dhe vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailloviq, të akuzuar për veprën penale “terrorizëm”, përkatësisht kryerje e drejtpërdrejtë e vrasjes së pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012. Për të akuzuarin Fejzi Aziri, ndërkaq, prokurorja Fetai kërkoi nga Gjykata ai të shpallet fajtor për dy vepra penale ndihmë kryesit në kryerjen e veprës penale. Për të njejtat vepra penale, si Fejzi Aziri, i akuzuar është edhe Haki Aziri. Në mungesë të dëshmive se ka kryer veprën penale “terrorizëm” nga aktakuza është liruar Sami Luta.

Rastin “Monstra” e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, në procedurë paraprake për rastin me burg të përjetshëm iu dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dë nuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim.

Javën e kaluar para PTHP në Shkup u mbajt protestë në të cilën, demonstruesit kërkuan të shkarkohet prokurorja Fetai dhe bashkësia ndërkombëtare të intervenojë në mënyrë që të ketë drejtësi në rastin “Monstra” ku sipas tyre, ndiqen njerëz të pafajshëm.

Prokurori publik republikan Ljubomir Joveski, ndërkaq dje në intervistë për Dojçe Velen, tha se procedura e përsëritur për rastin “Monstra” i mënjanoi dyshimet për proces të montuar dhe se më me rëndësi, është ajo që kryesit e kësaj vepre të rëndë janë të akuzuar në bazë të dëshmive të pakontestueshme dhe të fuqishme në procedurën ligjore.

Next Post
Qeveria pritet t’i miratojë masat e reja kundër përhapjes së infektimit

Hulumtim: Pacientët e shëruar nga Kovid-19 janë të mbrojtur së paku tre muaj

Gjendja me Kovid-19 është nën kontroll, sistemi shëndetësor po përgaditet për vaksinim

Nga Oksfordi thonë se se vaksina jep përgjigje të mirë imunologjike edhe te të moshuarit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom