• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

KSHPK: Për luftë efikase krahas normimit dhe deklaratave nevojiten edhe resurse adekuate të institucioneve kompetente dhe trupave mbikëqyrës

January 29, 2021
in BALLINA, DREJTËSI, LAJME
KSHPK: Për luftë efikase krahas normimit dhe deklaratave nevojiten edhe resurse adekuate të institucioneve kompetente dhe trupave mbikëqyrës
Share on FacebookShare on Twitter

Indeksi i perceptimit të korrupsionit i Transparensi Interneshënëll tregon se, me 35 pikët e fituara të indeksit, Republika e Maqedonisë së Veriut stagnon në luftën kundër korrupsionit, por njëkohësisht shënon edhe rënie prej pesë vendeve në renditjen e vendeve. Sipas metodologjisë, për vlerësimin e Maqedonisë së Veriut janë shfrytëzuar shtatë burime të të dhënave, ndërsa sipas informacioneve momentale që i kemi në dispozicion rënie është vërejtur në sferat e sundimit të drejtësisë dhe të drejtave dhe lirive të njeriut, njofton Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me perceptimin e korrupsionit të Transparensi Interneshënëll.

“Ajo që na shqetëson me të vërtetë dhe që po ndodh disa vite me radhë është mungesa e efikasitetit në përballjen me korrupsionin, edhe pse deklaratat janë të shprehura lartë. Por për luftë efikase krahas normimit dhe deklaratave nevojiten edhe resurse adekuate të institucioneve kompetente dhe trupave mbikëqyrës dhe çka është më shumë e rëndësishme, përkushtim dhe ndjekje të rasteve të korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Ndikimi i politikës, keqpërdorimet e pozitës zyrtare dhe autorizimeve, nepotizmi, klientelizmi dhe kronizimi janë ende shumë të përhapura. Veprimi i KSHPK-së, krahas kompetencave të tjera është veçanërisht i drejtuar edhe në këto sfera të cilat janë njohur si me rrezik të lartë dhe janë pjesë e masave të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave  2021-2025”, thuhet në kumtesën e KSHPK-së.

Theksojnë se për përfundim me sukses të rasteve të detektuara dhe tejkalimin e situatave të vendosura negative nevojitet edhe zbatim i rekomandimeve të saj, theksim i iniciativave nga ana e institucioneve kompetente. Pikërisht kjo është konstatuar dhe rekomanduar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin nga viti 2020″, theksojnë nga Komisioni Antikorrupsion.

Next Post
Aplikim i veçantë për regjistrimin e mërgimtarëve

Këshilli i Ambasadorëve u bën thirrje subjekteve politike të kontribuojnë në zbatimin e suksesshëm të regjistrimit

Zaev: Mbetemi të përkushtuar në reformat evropiane, pa dallim që BE-ja dërgoi sinjal të keq

Zaev: Bojkoti i regjistrimit nuk do t’i sjell asgjë të mirë shtetit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom