• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Vlladimirov: Administrata e re e SHBA-së do të ndihmojë integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

January 27, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Ende ka optimizëm për konferencën e parë ndërqeveritare, një javë para mbledhjes së Këshillit të BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e re e SHBA-së do të monitorojë dhe ndihmojë integrimin euro-atlantik të Maqedonisë të Veriut dhe në këtë kontekst do të ngrejë çështjen e bllokadës bullgare të pranimit të Shkupit në BE, vlerëson Vlladimir Vlladimirov, ekspert mbi çështjet ballkanike dhe koordinatori i departamentit të komunikimeve publike dhe çështjeve publike të Partisë “Republikanët për Bullgarinë”.

“Presidenti Xho Bajden është jashtëzakonisht i njohur me situatën në Evropën Lindore dhe Ballkanin. Një nga pikat që administrata e re e Shtëpisë së Bardhë do të përqendrohet do të jetë përforcimi i krahëve lindorë dhe jugorë të NATO-s dhe BE-së. Çështja e vetos së Bullgarisë mbi Republikën e Maqedonisë të Veriut me siguri do të ngrihet për diskutim. Do të ketë shumë diskutime diplomatike mbi atë temë dhe nëse interesat strategjikë të rajonit duhet të mbahen peng i lojërave të brendshme politike dhe nëse Krasimir Karakaçanov do të ketë sukses të hyjë në Kuvendin e ardhshëm”, deklaroi Vlladimirov për televizionin bullgar TV + dhe TV.

Donald Tramp udhëhoqi SHBA-në si një korporatë, por tani, sipas analistit bullgar, një politikan profesionist për kohë të gjatë me përvojë të madhe ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë.

“Mendoj se do të kemi mesazhe më të qarta dhe më të forta nga administrata e re e SHBA-së. Një pikë shumë e rëndësishme është Maqedonia e cila është një nga vendet e pakta evropiane që ka marrëveshje me SHBA-në për partneritet strategjik, përfshirë mbështetjen ushtarake, përpara se të bëhet anëtar i NATO-s. Një nga interesat që SHBA-ja do të ndjekin dhe ndihmojnë është integrimi euro-atlantik i Maqedonisë”, tha Vlladimirov.

Në kontekstin e politikës rajonale dhe pozicioneve të Sofjes dhe Beogradit ndaj Shkupit, ai beson se tema e “Maqedonisë së Veriut” është shumë e rëndësishme si për Serbinë dhe Bullgarinë dhe kjo sigurisht u diskutua gjatë vizitës së fundit të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq në Bullgari.

“Serbia sigurisht që ka ofertë për Bullgarinë dhe se Maqedonia e Veriut ka qenë sigurisht temë bisede”, tha Vlladimirov.

Ai ngre gjithashtu çështjen e logjistikës dhe qendrës humanitare të Rusisë në Nish e cila sipas tij nuk është asgjë më pak se bazë e kundërzbulimit, më pak se 100 kilometra nga kufiri ajror me Bullgarinë.

“Kujt i drejtohet kjo bazë? Ministrja Ekaterina Zaharieva duhet të pyesë gjithashtu për armët e reja ruse dhe kineze që mbërrijnë në Serbi, nëse ato vendosen në kufirin me Bullgarinë. Nuk ka përgjigje për këtë pyetje”, thotë Vladimirov.

Sipas tij, Serbia ka ndikim të madh politik, ekonomik dhe ushtarak-kundërzbulues në Maqedoninë e Veriut.

“Ata kontrollojnë qarqe të mëdha politike dhe ekonomike, ndërsa për ta çështja më e rëndësishme lidhet me Kosovën. Nëse Bullgaria tërheq mbështetjen për Kosovën, atëherë Serbia mund ta ndihmojë atë në mosmarrëveshjen rreth Maqedonisë së Veriut”, deklaroi analisti dhe eksperti bullgar i çështjeve ballkanike Vlladimir Vlladimirov.

Next Post
Carovska: Në bazë të përvojave ndërkombëtare do të krijojmë modelin tonë të arsimit

Carovska: Më shumë se 14 mijë nxënës kanë paraqitur maturën shtetërore

Gir nga Ohri: Të ruhet trashëgimia natyrore dhe kulturore në mënyrë që të jetë e kapshme edhe për gjeneratat e ardhshme

Gir nga Ohri: Të ruhet trashëgimia natyrore dhe kulturore në mënyrë që të jetë e kapshme edhe për gjeneratat e ardhshme

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom