Kategoritë

SHOQËRI Gir nga Ohri: Të ruhet trashëgimia natyrore dhe kulturore në mënyrë që të jetë e kapshme edhe për gjeneratat e ardhshme

Trashëgimia natyrore dhe kulturore kanë vlerë universale për të gjithë ne si individë, bashkësi, shoqëri, por edhe për organizimet më gjerë. Mu ajo trashëgimi duhet të ruhet, me qëllim që të jetë e kapshme për gjeneratat e ardhshme, theksoi euroambasadori Dejvid Gir, duke e ndarë shqetësimin e UNESKO-s për rrezikun që Liqeni I Ohrit të vihet në listen e trashëgimisë botërore, që është në rrezik.

Pas takimit të sotëm në Ohër me kryetarin e Komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski, theksoi se Bashkimi Evropian e mbështetë përfshirjen e  bashkësisë në adresimin e çështjes për mbrojtje të rajonit të trashëgimisë së Ohrit.

“Ruajtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit kërkon përkushtim të fuqishëm qeveritar për implementim të të gjitha atyre rekomandimeve, që kërkon koordinim më të madh mes ministrive përgjegjëse dhe institucioneve të tjera. E tërë kjo kërkon edhe angazhim në nivel nacional dhe local, që do të  mbështetet me buxhet adekuat”, tha Gir.

Misioni për ruajtjen e rajonit për njerëzimin, sipas tij, duhet të ketë mbështetje nga të gjitha forcat politike.

“Ajo duhet të jetë ndërhyrje dhe aktivitet nacional, I cili do t’i bashkojë të gjithë faktorët në shoqëri, sin ë nivel nacional, ashtu edhe në atë local dhe të jetë në partneritet mes autoriteteve, shoqërisë civile., bashkësive locale dhe bizneseve locale”, theksoi ambasadori I BE-së në Maqedoni të Veriut, duke e cekur mbështetjen e Unionit në proces.

Kryetari i Komunsë së Ohrit, Georgievski informoi se në takim është biseduar për çështjet rrjedhëse në Komunën e Ohrit, me theks të posaçëm në statusin e Ohrit në UNESKO në implementim të rekomandimeve dhe project-raportit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, kryetari i komunës vërejti se UNESKO po i ashpërson kriteret në mbarë botën dhe se lista e rajoneve të rrezikuara po rritet nga viti në vit.

Kryetari i Komunës së Ohrit shpreson se UNESKO do t’i vërejë ndryshimet positive dhe rajoni do ta ruajë statusin.

“Tërë kohën dërgojmë raporte progresi. Raporte të tilla për vënien e Ohrit në listë të zezë kemi pasë edhe më pare, kështu që në session nuk është sjellë vendim i tillë. Por do të shohim se çfarë do të jetë përgjigja e UNESKO-s lidhur me vërejtjet që do t’i dërgojmë. Me rëndësi ne kemi komunikim tani me UNESKO-n dhe me trupat këshilldhënës, për dallim në të kaluarën. Po menaxhohet e tërë puna”, theksoi Georgievski.