• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Deputetët do të debatojnë për propozimin që Naser Zyberi të jetë Avokat i ri i Popullit

January 25, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri e miratoi Propozim-vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës
Share on FacebookShare on Twitter

Pas pothuajse punë dyorëshe të Kuvendit dhe pas caktimit të rendit të ditës të seancës së 32-të dhe 30-të, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi hapi debat rreth Propozim-vendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Propozim-vendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është pika e parë e rendit të ditës të seancës së 32. Për Avokat të Popullit është propozuar Naser Zyberi. Ai është propozuar për Avokat të Popullit nga ana e BDI-së, por kundër kandidaturës së tij qëndroi grupi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Zyberi i cili është noter, ishte kandidat për kryeministër i BDI-së në fushatën në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Para se të votohet rendi i ditës së seancës së 32-të, Syrija Rashidi i Aleancës për Shqiptarët propozoi të hiqet nga rendi i ditës Propozim-vendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, por nuk mori mbështetje nga deputetët.

Ai elaboroi se ka shumë arsye për këtë, mes të cilave janë rëndësia e institucionit avokat i popullit në sistemin juridik të vendit.

“Nëse merret parasysh se të gjitha procedurat për zgjedhjen e avokatit të popullit ishin jotransparente dhe në kundërshtim me funksionin avokat i popullit, dhe nëse merret parasysh se bëhet fjalë për person i cili  së paku duhet të quhet jopolitik, për shkak të faktit që vetëm para gjashtë muajve ishte kandidat për kryeministër i një partie politike dhe sepse sot na propozohet nga një parti politike në pushtet, mendoj se kjo pikë duhet të hiqet nga rendi i ditës”, deklaroi Rashidi.

Konsideron  se duhet të ndërpritet e gjithë procedura e tanishme për zgjedhjen e avokatit të popullit, të përsëritet procedura e njëjtë. “Të hapim debat të vërtetë në opinion me qëllim që të vijmë deri te një person i cili në mënyrë dinjitoze do ta kryejë funksionin, që i ngjan një avokati të popullit”, theksoi Rashidi.

Në rend dite të kësaj seance janë gjithsej 48 pika, mes të cilave raportet vjetore për punën e më shumë institucioneve në vitin 2019.

Next Post
Në mesnatë përfundon afati për regjistrim të mediave në KSHZ për reklamim për zgjedhjet për kryetar komune në Shtip dhe Pllasnicë

KSHZ: Për zbatimin e Zgjedhjeve Lokale janë paraparë 263 milionë denarë

BE-ja e dërgon Borelin në Moskë dhe mendon për sanksione kundër Rusisë

BE-ja e dërgon Borelin në Moskë dhe mendon për sanksione kundër Rusisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom