• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BOTA

BE-ja e dërgon Borelin në Moskë dhe mendon për sanksione kundër Rusisë

January 25, 2021
in BOTA, LAJME
BE-ja e dërgon Borelin në Moskë dhe mendon për sanksione kundër Rusisë
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian sot mori vendim që ta dërgojë shefin e diplomacisë Xhozep Borelin në Moskë në fillim të shkurtit dhe njëherëh shqyrton sanksione nëse presidenti rus Vladimir Putini vazhdon me masat represive kundër opozitës, transmeton agjencia Frans pres, duke iu referuar burimeve diplomatike.

“Zhozep Boreli do ta vizitojë Moskën në fillim të shkurtit me mesazh të qartë nga BE-ja dhe do të njoftojë për gjendjen në Rusi në takimin e ardhshëm të ministrave të punëve të jashtme të BE-së më 22 shkurt”, tha një diplomat, transmeton Beta.

Bashkimi Evropian kërkon lirim urgjent të liderit opozitar rus Aleksej Navalnit dhe mbështetësve të tij, të arrestuar gjatë protestave në Rusi të shtunën.

Ministri lituanez i Punëve të Jashtme Gabrielus Landsbergis sot deklaroi se “BE-ja duhet të dërgojë mesazh të qartë se kjo nuk është e pranueshme”. “Kemi regjim të sanksioneve dhe mendoj se duhet të shfrytëzohet”, tha ai.

Boreli të shtunën i dënoi “arrestimet masive” dhe “përdorimin të forcës së tejkaluar” kundër protestuesve në Rusi të cilët kërkojnë lirimin e Navalnit.

“Parimet e sundimit të së drejtës duhet të zbatohen edhe në Rusi dhe presim menjëherë të lirohen ata që cilët protestuan qetë dhe nuk ka pasur arsye për arrestimin e tyre”, tha ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Masi.

BE-ja tashmë një javë kërkon lirimin e Navalnit, i cili ishte arrestuar më 17 janar pas kthimit nga Gjermania, ku ishte trajtuar për shkak të helmimit me agens nervor “noviçok”.

Të premten, kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putinit, duke kërkuar lirimin e Navalnit.

Next Post
Shumë shqiptarë në Maqedoni nuk besojnë virusin e vaksinën, e në krye të partive plot mjekë e doktora?!

1 milion u vaksinuan, miliona vaksina n'perëndim e lindje merr Turqia, nuk i pyet Fb ekspertët nga Maqedonia?

Teste të shpejta antigjene në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup

Teste të shpejta antigjene në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom