Kategoritë

KOVID-19 Ulet numri i rasteve aktive të të sëmurëve nga Kovid-19, në repartet infektive ka shtretër të lirë

Pas numrit të madh të regjistruar të pacientëve me Kovid-19, në periudhën e fundit situata me epideminë në vend ngadalë po stabilizohet, për çka tregues është numri i zvogëluar i rasteve aktive. Gjatë javës së fundit, për mbi 3000 është ulur numri i rasteve aktive.

Ministria e Shëndetësisë theksoi se numri i personave të shtruar në spital po ndryshon vazhdimisht, por theksoi se ka shtretër të lirë në repartet infektive.

Sipas të dhënave të fundit gjithsej 274 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet.

“Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën kovid po trajtohen 18 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 22 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 22 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën kovid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 20 pacientë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë të shtrirë janë 15 pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” janë gjithsej 86 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 79 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle janë 11 pacientë.Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit”, theksojnë nga MSH.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksuan se në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 32 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në Spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 28 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 15 pacientë, në Veles po mjekohen 20 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 45 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë të ho spitalizuar 40pacientë, në Prilep 29, në kovid-qendrën në Gostivar 17, ndërsa në Strugë 16 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 21 pacientë, në Koçan një, në Kërçovë 15, Kavadar 17, në Gjevgjeli tre persona, ndërsa në Dibër 11 persona pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 584 dhe ka rreth 590 shtretër të lirë spitalorë në kovid-qendra. Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me çka di të lirohen shtretër shtesë”, theksohet në kumtesën e MSH.

Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin në 90.471, numri i pacientëve të shëruar është 76.423, pacientëve të vdekur 2.779. Deri tani janë bërë 441.134 testime në Kovid-19.