• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Në mënyrë kategorike i hedhim poshtë të pavërtetat se mbiemri “maqedonas” zëvendësohet me mbiemrin kushtetues, thonë nga Komisioni

January 24, 2021
in BALLINA, LAJME
Në mënyrë kategorike i hedhim poshtë të pavërtetat se mbiemri “maqedonas” zëvendësohet me mbiemrin kushtetues, thonë nga Komisioni
Share on FacebookShare on Twitter

Në mënyrë kategorike i hedhim poshtë të pavërtetat se mbiemri “maqedonas” zëvendësohet me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se mbiemri “maqedonas” do të shfrytëzohet vetëm në citatet e anëtarëve të Komisionit, theksojnë për MIA-n nga anëtarët tanë në Komisionin e përbashkët multidisiplinar ekspert për çështje historike dhe arsimore.

“Anëtarët e ekipit tanë në Komision do të donin ta informojnë opinionin lidhur me informatat e pasakta dhe jo të plota, të cilat u paraqitën në opinion lidhur me takimin e djeshëm virtual, ku është harmonizuar procesverbali nga takimi i nëntë. Në të vërtetë, në mënyrë kategorike i hedhim poshtë të pavërtetat se mbiemri ‘maqedonas’ zëvendësohet me mbiemrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se mbiemri ‘maqedonas’ do të përdoret vetëm në citatet e anëtarëve të Komisionit”, njoftojnë nga Komisioni.

Prej aty potencojnë se në takimin e djeshëm është arritur zgjidhje teknike, me të cilën disa probleme të caktuara janë tejkaluar, me ç’rast çdo palë ka mbetur në qëndrimet dhe pozitat e veta në kontekst të çështjeve problematike në përmbajtjen e procesverbaleve.

Një pjesë e mediumeve sot publikuan se mbiemri “maqedonas” do të përdoret vetëm në citatet e procesverbalëve, ndërsa në konkludimet zyrtare të takimeve do të përdoret emri kushtetues i vendit.

Anëtarët tanë nga Komisioni dje për MIA-n theksuan se në takimin e djeshëm ku u diskutua për harmonizimin e përmbajtjes në procesverbalet nga takimi i 9-të dhe 10-të është arritur përparim.

Në vitin 2021 pritet që Komisioni të ketë pesë mbledhje. Mbledhja e fundit, e 11-të e Komisionit të përbashkët u mbajt më 4 dhjetor të vitit të kaluar.

Next Post
Carovska: Reforma e arsimit fillor është drejtuar në rritjen e shkrimit digjital

Carovska: Koncepti i ri për arsimin fillor është hyrje në epokë të re të zhvillimit, rritje dhe avancim i gjeneratave të ardhshme

Pendarovski u konsultua me ekspertë juridikë rreth Ligjit për regjistrim

Pendarovski u konsultua me ekspertë juridikë rreth Ligjit për regjistrim

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom