• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Islami i solli botës medicinën shkencore, e sot “besimtarë” çirren e shajnë kundër medicinës e vaksinës?

January 22, 2021
in BALLINA, COVID-19, LAJME, MENDIMI I LIRË, MIDNIGHT EXPRESS
Shumë shqiptarë në Maqedoni nuk besojnë virusin e vaksinën, e në krye të partive plot mjekë e doktora?!
Share on FacebookShare on Twitter

shkruan: Petrit Saraçini

Çdo ditë të dashurit e mi, po lexoj e po dëshpërohem prej njerëzve, të cilët në emër të fesë e Zotit nxjerrin “ekspertiza”, sharje, ofendime kundër medicinës, vaksinës dhe atyre që besojnë luftën shkencore kundër pandemisë.

Nuk e di vallë e dinë këta “besimtarë”, se mu paraqitja e fesë islame i solli botës përparim të madh në shkencë, sidomos në medicinë! Bota i është mirënjom përparimtar e shkencor.

Medicina islame, e zhvilluar nga Al Razi e dijetarë tjerë islamë, ka qenë një qasje e re, e bazuar në dëshmi dhe fakte, e cila për herë të parë ka kyçur në mënyrë metodologjike karantinën, për herë të parë janë hapur spitale dhe shkolla e universitete për trajnim të sistemuar të stafit mjekësor.

Sot, këta “besimtarë” myslimanë duan të në bindin në të kundërtën?! Duan të na bindin se medicina qenka punë e shejtanit, se ata nuk i frigohen virusit KOVID19 (i cili nuk ekziston por vret njerëz), po i frigoheshkan “vetëm Allahut”?

I kisha pyetur këta “besimtarë të mëdhenj”: Vallë nuk kanë mësuar në fenë islame se të gjitha krijesat janë të Zotit? A është e mundur që edhe virusi të jetë një e tillë?

Po, çfarë i mëson feja për sëmundjet, si duhet të luftojnë me to? Çfarë i mëson feja për kujdesin ndaj shëndetit personal dhe të të afërmve, për udhëtimin, vizitat e festat gjatë rrezikut prej epidemive ngjitëse? Vallë u thotë Zoti se ai do t’i ruajë nga sëmundjet e të mos kenë gajle, apo diçka tjetër thotë feja? A shkojnë ndonjëherë te mjeku, kush u “tregon në vesh” se cila sëmundje është për mjek dhe e vërtetë e cila jo?

E të mos flasim për sharjet, ofendimet, gënjeshtrat, kërcenimet vetëm sepse dikush beson faktet…i lejon ato feja?! Në emër të kujt i bëni të gjitha këto, në emër të Zotit – apo dikujt tjetër?

#NandIqni
#AluminiumOverMaximum
Next Post
Sondazh mbi numrin e personave në shtëpitë e të moshuarve dhe shtëpitë e personave me aftësi të kufizuara për planifikimin e vaksinimit kundër Kovid-19

Sondazh mbi numrin e personave në shtëpitë e të moshuarve dhe shtëpitë e personave me aftësi të kufizuara për planifikimin e vaksinimit kundër Kovid-19

KE kërkon sqarim nga Fajzeri për vonesën e dërgesës së vaksinave

KE kërkon sqarim nga Fajzeri për vonesën e dërgesës së vaksinave

  • Ballina
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom