Kategoritë

KOVID-19 Sondazh mbi numrin e personave në shtëpitë e të moshuarve dhe shtëpitë e personave me aftësi të kufizuara për planifikimin e vaksinimit kundër Kovid-19

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dërgoi kërkesë deri tek shtëpitë private dhe shtetërore të pleqve, si dhe Entit të Posaçëm në Demir Kapi, Entit për Rehabilitim të Fëmijëve dhe Rinisë, Entit për Mbrojtje dhe Rehabilitim – Bansko, për numrin përdoruesve të shërbimeve të tyre, në mënyrë që të marrin numrin e përgjithshëm të atyre që do të hyjnë në sistemin e vaksinimit kundër Kovid-19.

Nga Ministria thonë se reagimet tashmë janë marrë dhe se ato janë dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të bëhet analizë gjithëpërfshirëse e personave të cilët do të kishin përparësi për vaksinimin.

Në lidhje me interesin për vaksinim, në mesin e personave të kujdesur në këto shtëpi, thekson MPPS-ja për MIA-n, do të bëhet analizë shtesë.

Vaksinat nuk kanë mbërritur ende në vend, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se po bëhen përpjekje që ajo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të fillojë vaksinimi.

Ai thotë se ata mund ta kryejnë procesin e imunizimit mjaft mirë dhe theksoi se qytetarët do të vaksinohen rregullisht, siç përcaktohet nga grupet.

“Dje kemi pasur një bisedë me përfaqësuesin e ‘Fajzer’ në Beograd dhe atje jemi duke punuar në dy marrëveshje – draft marrëveshja jonë për 800 mijë dozat tona dhe leja e autoriteteve serbe për të siguruar dosjet që ne të importojmë ato vaksina nga vendi i tyre. Sapo të marrin dosjet dhe lejen, ne jemi gati t’i marrim ato”, tha Filipçe.

Të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe punonjësit shëndetësorë identifikohen si grupe, të cilave u duhet dhënë përparësi në vaksinimin.