• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gir për MIA-n: Nuk ka plan B, qëllimi është aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

January 22, 2021
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Gir për MIA-n: Nuk ka plan B, qëllimi është aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka plan B, qëllimi është aderimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Jam optimist. Tani pason harmonizimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, që në të vërtetë do ta fillojë procesin e negociatave, deklaroi ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir në një intervistë me MIA-n.

“Këto bisedime vazhdojnë në Bruksel dhe me të vërtetë presidenca portugeze është zotuar të ndihmojë dhe do ta shtyjë procesin. Ndërkohë, ajo që është e rëndësishme është që Maqedonia e Veriut, së bashku me Bullgarinë, të angazhohen në mënyrë dypalëshe në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët, e cila do të mundësojë që situata të shkojë përpara”, nënvizoi Gir.

Në pyetjen e MIA-s se përfshirja e mosmarrëveshjeve bilaterale në procesin e zgjerimit është padyshim një pengesë për BE-në dhe se është veçanërisht e rrezikshme që historia të bëhet parakusht për anëtarësimin, Gir tha se në këtë rast fokusi është në dy gjëra – Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ta zgjidhin kontestin mbi bazën dypalëshe dhe vendi t’i përshpejtojë reformat.

“Nuk do të hyj në detaje rreth asaj që është diskutuar. Është e rëndësishme të përqendroheni në atë që është e rëndësishme në këtë rast. Dy gjëra janë të domosdoshme – e para është që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria të vazhdojnë të angazhohen në zgjidhjen e çështjeve të tyre në bazë dypalëshe dhe së dyti – ndërkohë  Qeveria të zbatojë dhe përshpejtojë procesin reformues. Pse është e rëndësishme – së pari, sepse është me rëndësi të madhe për qytetarët dhe së dyti, edhe reformat e lidhura me BE-në janë mënyra më e shpejtë për t’u afruar dhe më pranë familjes evropiane”, tha Gir.

Me ambasadorin e BE-së gjithashtu biseduam edhe për anëtarësimin e mundshëm në Zonën ekonomike evropiane, për ardhjen e vaksinave, mekanizmin KOVAKS, ndihmën e Bashkimit Evropian për riparimin e pasojave të krizës Kovid në ekonomi …

Intervista e plotë së bashku me videon do të publikohet nesër.

Next Post
Zaev: Me pjesëmarrjen tonë në gazpërçuesin Aleksandopolis demonopolizohet furnizimi me gaz

Të tregojmë sjellje të përgjegjshme dhe ta pranojmë regjistrimin si përgjegjësi shtetërore, bëri thirrje Zaevi

Bie numri i të infektuarve me Kovid-19, mirëpo mbeten apelet për respektim të masave për mbrojtje

Bie numri i të infektuarve me Kovid-19, mirëpo mbeten apelet për respektim të masave për mbrojtje

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom