Kategoritë

POLITIKË Furnizim i vaksinave, paralajmërime dhe përgatitje, KE-ja do të propozojë merkanizma për shpërndarje

Numri i të infektuarve nga Kovid-19 në vend po pakësohet, ndërsa pas periudhës festive po kthehet orari i punës së objekteve hotelierike deri në orën 21 dhe vazhdojnë aktivitetet për furnizim të vaksinave. Shteti i pret vaksinat e paralajmëruara nga Serbia, ndërsa për këtë proces pritet solidaritet edhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Nga KE-ja dje paralajmëruan se do të propozojnë mekanizma për shpërndarje të vaksinave me vendet jashtë BE-së.

“Duhet t’i mbështesim fqinjët tanë t’i vaksinojnë punonjësit në radhët e para, në Ballkanin Perëndimor, Partneritetin Lindor, Afrikë, dhe për këtë Komisioni evropian propozon mekanizëm për shpërndarje të vaksinave ose drejtpërdrejtë ose përmes mekanizmit Kovaks”, deklaroi dje kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen.

Ajo i qortoi edhe vendet anëtare të BE-së sepse nuk tregojnë solidaritet për vaksinat.

“Disa do të pyeten se si të ndajmë kur edhe vetë nuk jemi të gjithë të vaksinuar, atyre u përgjigjem se nuk është vetëm solidariteti në pyetje, por edhe interesi personal”, porositi Fon der Lajen, duke cekur se në pyetje është edhe kredibiliteti i BE-së në planin gjeopolitik.

Ambasadori i Republikës së Çekisë, Mirosllav Toman dje deklaroi se do të duhet të priten udhëzimet nga KE-ja për atë si dhe sa vaksina do të dërgohen në shtetin tonë.

Ai sqaroi se Republika e Çekisë është tërësisht e përfshirë në mbështetjen dhe e mbështetë sigurimin e vaksinave për Maqedoninë e Veriut dhe shteteve veriperëndimore. Siç theksoi, 17 milionë euro  janë në disponim të cilat duhet të shfrytëzohen për furnizim të vaksinave.

Pozicioni ynë për momentin është ta kryejmë vaksinimin në Maqedoni të Veriut përmes sistemit kovaks, që do të thotë se do të duhet të presim që Komisioni evropian ta japë udhëzimin si dhe sa vaksina do të dërgohen në shtetin tuaj. Ju bind se ne jemi çdoherë të gatshëm të japim mjete shtesë për vaksina shtesë për ju, jemi të interesuar dhe me padurim presim kur do të fillojë procesi i vaksinimit, por edhe në Çeki nuk marrim numër të atillë të vaksinave që na ishin premtuar”, tha Toman.

Kryeministri Zoran Zaev, ndërkaq dje deklaroi se nga politikanët ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe është i pari që do të vaksinohet. Megjithatë, përsëriti se edhe ai do ta marrë vaksinën, por sipas tij, përparësi do të kenë të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe njerëzit të cilët deri më tani nga Kovid-19 kanë humbur anëtar të familjes.

“Përsëris se do të jem mes të parëve që do ta marrin vaksinën, por nuk dua t’i marr të drejtën askujt, edhe unë jam qytetar si edhe secili. Megjithatë, dëshiroj të jap shembull personal se vaksina duhet të merret në mënyrë që të mbrohemi nga koronavirusi dhe ta kthejmë jetën në normalitet. Edhe unë edhe familja ime dhe të afërmit e mi do ta marrim vaksinën”, tha Zaev.

Ai në fillim të javës paralajmëroi se shteti do të duhet të marrë 8 000 vaksina kundër Kovid-19 si ndihmë nga Serbia. Në rrjedhë janë aktivitetet e institucioneve kompetente për hollësitë teknike dhe kohën e saktë të dërgesës së vaksinave.

Sipas paralajmërimeve nga ministri Filipçe, së shpejti do të arrihet marrëveshje me Fajzës prej ku priten 5.850 doza në shkurt, ndërsa nga 17.500 në mars dhe në prill. Për vaksinat përmes mekanizmit KOVAKS është bërë pagesa dhe do të sigurohet garancë adekuate. Sasia e përgjithshme e vaksinës përmes këtij mekanizmi për shtetin tonë është 833.000 doza.

Të aprët do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë të cilët punojnë me pacientë me kovid, të punësuarit në laboratore ku bëhet diagnostika, të ,mbrojturit e shtëpive të personave me nevoja të posaçme dhe personat e moshuar nga grup moshat mbi 70 vjeç të cilët kanë komorbiditete. Në grupin e dytë janë punonjësit e tjerë shëndetësorë, të punësuarit në infrastrukturën kritike – mësimdhënësit, të punësuarit në kopshte, gazetarët dhe gjithsesi pacientët nga grup moshat e tjera të cilët kanë sëmundje kronike.

Sipas raportit javor të Institutit për shëndet publik prej 11 deri më 17 janar janë regjistruar 2.397 raste të reja pozitive nga 34 qytete në vend me ulje prej 3 për qind në krahasim me javën paraprake. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi.

Përqindja e rasteve pozitive nga testimet në periudhën e raportimit lëvizë prej 11 deri 19 për qind, mesatarisht 16 për qind, që paraqet ulje prej 3 për qind krahasuar me javën e kaluar.