• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Fokus në Planin e veprimit me Bullgarinë, përgatitje për seancën e ardhshme të komisionit të përbashkët

January 21, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Berlini lehtësues për afrimin e pozicioneve mes Shkupit dhe Sofjes, komunikimi vazhdon
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë rreth projekteve specifike, por Qeveria është me qëndrim të qartë se për maqedonasit, gjuha dhe identiteti maqedonas nuk kanë vend për diskutim. Fokusi në muajt e ardhshëm është Plani i Veprimit i cili është në një bazë ndërsektoriale. Qeveria pret që ai të miratohet në konferencën e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në mënyrë që të adaptohet, pranohet dhe zbatohet menjëherë.

Kryeministri Zoran Zaev dje theksoi se pjesa politike është diçka për të cilën duhet diskutuar pas zgjedhjeve në Bullgari. Duke e shpjeguar Planin e Veprimit, ai tha se ai adreson transportin, ndërtimin e pikave kufitare, rrjetin e gazit, hekurudhat, rrugët, duke na lidhur më mirë me Bullgarinë, në bashkëpunimin në arsim, shëndetësi, kulturë, sport, digjitalizim.
Këto ditë, siç informoi, ka seancë përgatitore dhe Komisioni për çështje historike dhe arsimore, ku, tha, po përgatitet së bashku nga pala maqedonase dhe pala bullgare përgatitja e seancës që duhet të mbahet në shkurt. Ai shprehu pritje që madje edhe nga ajo seancë përgatitore të kemi progres.
Që Bullgaria të japë dritë jeshile për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut me BE-në, ekzistojnë vetëm dy mundësi me të cilat duhet të përfshihen kërkesat bullgare për respektimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim midis dy vendeve, deklaroi dje për Televizionin Kombëtar Bullgar (TKB), nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova.
Sipas saj, se do të insistojmë në kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut të ketë kapitull përfundimtar dhe gjatë procesit të negociatave të ndjekim nëse respektohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë ose në të të përfshihen kërkesat bullgare për respektim të Marrëveshjes. Bullgaria, thotë ajo, humbi kohë gati një vit për t’ua shpjeguar pozicionin e saj partnerëve evropianë dhe t’i përftojë ata në anën e vet.
Eurodeputetja nga Grupi i të gjelbërve në Parlamentin evropian, Tineke Strik, ndërkohë, e përdori debatin me Kryeministrin portugez për të kërkuar të kryhet presion ndaj Bullgarisë për tërheqjen e vetos për negociata me Maqedoninë e Veriut. Në debatin e djeshëm plenar të Parlamentit Evropian me Kryeministrin portugez, Antonio losta, ajo kërkoi nga ai në mënyrë eksprese të kryejë presion ndaj Bullgarisë.
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në video takimin e djeshëm me sekretarin shtetëror të BE-së në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Sllovakisë, Martin Klus theksoi se fokusi i Qeverisë mbetet i pandryshuar në lidhje me evropianizimin e vendit, me një përkushtim më të fortë të reformave brenda nën dritën e agjendës evropiane.
Next Post
Padi penale kundër një anëtareje të Këshillit Drejtues të SHA MEPSO për punë të papërgjegjshme

Padi penale kundër një anëtareje të Këshillit Drejtues të SHA MEPSO për punë të papërgjegjshme

Përbërja e organeve të punës të komisioneve kuvendore

Kuvendi e miratoi Ligjin për regjistrim

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom