Kategoritë

Regjistrimi është i nevojshëm, numrat duhet të dihen!

shkruan: SAFIT ZEQIRI
Regjistrimi është një proces sistematik i mbledhjes së të dhënave për popullsinë e një vendi.  Për Republikën e Maqedonisë së Veriut është e nevojshme dhe duhet të zbatohet në mënyrën më demokratike.

Regjistrimi është gjithashtu një nga aktivitetet më të rëndësishme statistikore që ofron informacione të hollësishme për numrin dhe strukturën e popullsisë. Të dihet pas 19 vitesh sa njerëz ka në vend dhe cili është numri sipas grupeve etnike në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë për Karakteristikat gjeografike;  Karakteristikat demografike;  Karakteristikat ekonomike;  Karakteristikat arsimore;  Karakteristikat e migrimit;  Karakteristikat kulturore;  Paaftësi / paaftësi funksionale.  Pastaj të bëhet një analizë e thelluar krahasuar me regjistrimin e fundit të kryer në vitin 2002.
Regjistrimi është i rëndësishëm sepse ofron një përshkrim të hollësishëm të aspekteve ekonomike, sociale dhe jetësore të një vendi.  Kështu, do të jetë e mundur të krijohen politika specifike që janë të nevojshme në fushën e shëndetësisë, arsimit, punësimit, infrastrukturës, etj.  Pasi të jenë siguruar të gjitha të dhënat dhe informacionet, ata do të ndihmojnë autoritetet përgjegjëse qeveritare për të planifikuar ato politika mbi një bazë reale.
Përveç kësaj, të dhënat e regjistrimit lejojnë krahasime midis qyteteve dhe komunave, dhe për institucionet ndërkombëtare dhe vendase që të ndjekin lehtësisht zhvillimet dhe të planifikojnë më saktë aktivitetet dhe investimet e tyre në të gjitha fushat.
Pengimi i regjistrimit nuk është një mënyrë për të ndihmuar shtetin por vonohet siç është rasti për shumë gjëra që po ndodhin vitet e fundit.  Nuk është e mundur që gjithçka të mos në rregull dhe t’i sheh gjërat vetëm nga një perspektivë.  Kështu përsëri nga disa ditë debat në kuvend, përsëri e njëjta retorikë e opozitës.
Nga pikëpamja sociale, përveç rritjes së pagës minimale mujore, pensioneve dhe ndihmës sociale, pjesa tjetër mbeti ashtu siç ishte me një rritje shumë të vogël të përqindjes, e cila është larg deri në 500 euro, pra 30,000 mijë denarë për një familje (familje me dy persona).

Kryerja e regjistrimit në Republikën e Maqedonisë Veriore mundëson hapjen e perspektivave të tjera pasi vendi është anëtare e NATO-s dhe para hapjes së negociatave për Bashkimin Evropian.