• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Seanca e 30-të e Kuvendit, në rend dite është interpelanca për punën e zëvendëskryeministrit Dimitrov

January 18, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri e miratoi Propozim-vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e 30-të në rend dite të së cilës janë 50 propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim e ligjeve ekzistuese, si dhe interpelanca për punën e zëvendëskryetarit të Qeverisë të angazhuar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov.

Midis propozim-ligjeve në rend dite në këtë seancë janë edhe ato për ndryshim të ligjeve për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, për mbrojtje nga ngacmimi në vendin e punës dhe për përdorim të gjuhës së shenjave, si dhe ligjet për praktikë dhe për vullnetarizëm, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Deputetë me procedurë të shkurtuar do të debatojnë edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financim të detyrueshëm kapital të sigurimit pensional, të Ligjit për financim, të Ligjit për funancim vullnetar kapital të sigurimit pensional, të Ligjit për pagesë të pensioneve dhe kompensimeve të pensionit për financim kapital të sigurimit pensional, të Ligjit për punësim të personave me aftësi të kufizuara dhe të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, si dhe të Propozim ligjit për shlyerjen e interesave dhe riprgramim të borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike.

Në rend dite të kësaj seance janë edhe disa ndryshime ligjore nga fusha e shëndetit publik, tregtia, financat, kultura dhe shkenca, si dhe propozimet e ligjeve për ndryshim dhe Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedisin e jetesës dhe të Ligjit për mjedis të jetesës.

Deputetët duhet të debatojnë edhe për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga materiet shpërthyese, Ligjit për parandalim të dhunës dhe sjelljes së pahijshme  në ndeshjet sportive, Ligjit për të huajt, Ligjit për  lëngje dhe gazra të ndezshme dhe Ligjit për polici.

Me flamurin evropian në rend dite të kësaj seance janë vendosur Propozim  ligji për zhvillim, prodhim dhe qarkullim të mallrave ushtarake, Propozim  ligji për lobim dhe Propozim  ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për cilësinë e ajrit ambiental, të gjitha në lexim të parë.

Në rend dite të seancës së 30-të kuvendore është edhe Interpelanca për punën e zëvendëskryetarit të Qeverisë të angazhuar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, të parashtruar nga deputetët e opozitës Aleksandar Nikollovski, Antonio Milloshoski, Vllado Misajllovski, Gjorgjija Sajkoski, Zhaklina Peshevska, Nikolla Micevski, Dafina Stojanovska, Rashella Mizrahi, Velika Stojkova – Serafimovska, Beti Stamenkoska Trajkoska, Igor Zdravkovski, Bllagica Llasovska, Bojan Stojanoski, Lidija Petkoska, Petar Risteski, Ane Lashkoska, Igor Janushev, Lupço Prenxhov, Ollga Llozanovska, Jadranka Pockova, Aleksansar Veljanovski, Zllatko Penkov, Daniella Hristova, Dajanço Eftimov, Mile Lefkov, Brane Pretrushevski, Zdravko Trajanov, Lupço Dimovski, Dimitar Apasiev, Zoranço Jovançev, Silvana Angelevska, Mirçe Axhioski, Ivanka Vasilevska, Borisllav Kërmov, Ivan Stoillkoviq, Eli Panova dhe Angelinka Petkova.

Next Post
Numri i të infektuarve të rinj mbi një mijë, në klinikat interne të Shkupit ka krevate të lira

Mbi 4 000 të shëruar nga KOVID-19 për dy ditë, aktive gjithsej 12.635 raste

Reagime nga shtetet evropiane dhe SHBA-ja për arrestimin e Navallnit

Reagime nga shtetet evropiane dhe SHBA-ja për arrestimin e Navallnit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom