• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Pushteti pret efekte të dukshme në ekonomi në kuartalin e parë dhe paralajmëron 23 miliard denarë për investimet kapitale

January 18, 2021
in EKONOMI, BALLINA, LAJME
Pushteti pret efekte të dukshme në ekonomi në kuartalin e parë dhe paralajmëron 23 miliard denarë për investimet kapitale
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria pret efektet e masave të saj për stabilizim të ekonomisë të bëhen të dukshme  në kuartalin e parë të vitit, ndërsa nga LSDM-ja qeveritare arrijnë paralajmërime për investime të rreth 23 miliardë denarëve në investimet kapitale gjatë vitit 2021.

Ministri i Financave Fatmir Besimi dje nga Tetova paralajmëroi se  tashmë në kuartalin e parë të vitit 2021 do të shihen efektet e masave  të cilat Qeveria  përmes buxhetit shtetëror i ndërmori me qëllim që të stabilizohet ekonomia në gjendjen e krizës,  duke paralajmëruar edhe mjete tjera për pakon e masave  për këtë vit, përveç 85 milion euro nga buxheti shtetëror për mbështetje të ekonomisë, sektorit shëndetësor dhe kategorive sociale të cilat i ndjejnë efektet e krizës-kovid.

Besimi theksoi  se disa masa tashmë po zbatohen, ndërsa po komunikojnë me odat për realizimin e tyre, me ç’rast në vazhdimësi do të punohet  edhe në promovimin e tyre.

“Ajo që është porosi e rëndësishme për biznesmenët dhe qytetarët është se ne në bazë ditore i ndjekim lëvizjet, dëgjojmë, marrim sugjerime të caktuara, bëjmë analiza dhe me kohë do të dalim me masa të caktuara, siç ishte në vitin 2020. Pas të gjitha raporteve të FMN-së dhe të institucioneve të tjera relevante edhe efekti i politikave mikroekonomike dhe masave dha rezultat në zbutjen në efektin e krizës të cilin e kishte në ekonominë dhe jetën tonë”, konsideron Besimi.

Kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk publikoi se Qeveria  ka miratuar Program për promovim të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe nxitje të efikasitetit energjetik në amvisëritë për vitin 2021, me të cilën janë parashikuar 52 milion denarë për kompensim të shpenzimeve për furnizim të kolektorëve  të diellit, dritare PVC ose të aluminit, stufa  me peletë dhe panele fotonaponike për prodhimtarinë e energjisë elektrike.

“Është paraparë që të shfrytëzohen 52.000.000 denarë për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerje dhe vendosje të: sistemeve kolektorë termalë me diell në amvisëri deri në 30%,por jo më shumë se 10.000 denarë për amvisëri dhe deri në 70%, por jo më shumë se 15.000 denarë për amvisëri, për persona me të ardhura të ulëta; dritare PVC dhe alumini në amvisëri deri në 50%, por jo më shumë se 20.000 denarë për amvisëri dhe deri në 70%, por jo më shumë se 25.000 denarë për amvisëri, për kategorinë e personave me të ardhura të ulëta; Stufa me peletë në amvisëri deri në 50%, por jo më shumë se 20.000 denarë për amvisëri dhe deri në 70%, por jo më shumë se 25.000 denarë për amvisëri, për persona me të ardhura të ulëta dhe panele fotonaponike për prodhimin e energjisë elektrike deri në 4 kW për konsum vetanak për amvisëritë, në ndërtim në të cilën ka të drejtë prone ose për shfrytëzim, deri në 30%, por jo më shumë se 62.000 denarë për amvisëri”, thekson Zaevi.

Në të njëjtën kohë, LSDM-ja qeveritare përmes  një kumtese partiake paralajmëroi vazhdim të investimeve në infrastrukturë dhe projektet kapitale, që të mundësohet  rifillimi i ekonomisë së Maqedonisë dhe të sigurohet  bazë për kushte më të mira ekonomike dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

“Në Buxhetin e vitin 2021 për investimet kapitale janë planifikuar rreth 23 miliard denarë, që është për 20 për qind  më shumë në krahasim me vitin e kaluar”, citon partia.

Sipas LSDM-së Qeveria vazhdon me mbështetje të fuqishme ndaj ekonomisë së Maqedonisë, me qëllim të tejkalimit të shpejtë të pasojave negative nga koronavirusi.

Para nesh është një vit i sfidave ekonomike dhe mundësive. Përmes qasjes  së  përgjegjshme dhe  gjithëpërfshirëse, realizojmë politika që sigurojnë rritje ekonomike,  ekonomi më konkurente dhe standard jetësor më të mirë për të gjithë. Kujdesi për të gjithë vazhdon”, citon LSDM.

Megjithatë, sipas VMRO-DPMNE-së opozitare, nga pakoja e masave të deritanishme antikrizë janë realizuar  vetëm 50 për qind e mjeteve,  nuk ka pasur kurrfarë investime kapitale dhe ekonomia ka ardhur në kolaps.

“Pa punë mbetëm 54 mijë punëtorë dhe po aq nuk marrin  pagë të rregullt për shkak të politikave të gabuara ekonomike gjatë krizës,  të cilat u reduktuan në populizëm të zhveshur dhe korrupsion elektoral. Madje 6200 kompani falimentuan në vitin 2020, ndërsa mbi 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri me vetëm dy euro në ditë”, pohojnë nga VMRO-DPMNE.

Next Post
Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri e miratoi Propozim-vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës

Seanca e 30-të e Kuvendit, në rend dite është interpelanca për punën e zëvendëskryeministrit Dimitrov

Numri i të infektuarve të rinj mbi një mijë, në klinikat interne të Shkupit ka krevate të lira

Mbi 4 000 të shëruar nga KOVID-19 për dy ditë, aktive gjithsej 12.635 raste

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom