Kategoritë

SHOQËRI Në tremujorin e tretë të vitit 2020 nga interneti janë hequr 1,3 miliardë profile të rrejshme

Organizata e Pavarur Bamirëse për Verifikim të Fakteve e Britanisë së Madhe, Full Fakt (Full Fact), e cila është partnere për verifikim të fakteve të gjeneruara nga pala e tretë në Fejsbuk, ka kryer hulumtim për sfidat kryesore me të cilat po përballen verifikuesit e fakteve mbarë botën gjatë kërkimit dhe verifikimit në internet.

Raportin që e publikoi Full Fakt, të titulluar “Sfidat e verifikimit të fakteve në internet: Si mundet teknologjia (dhe nuk mundet) të ndihmojë” bazohet në intervista me nëntëmbëdhjetë verifikues të fakteve në mbarë botën dhe përfshin ide për të ndihmuar në zgjidhjen e disa sfidave më të shpeshta, me fokus të partneriteteve me kompani të teknologjive dhe të internetit.

Në raport thuhet se programi i Fejsbukut për verifikim të fakteve  të gjeneruara nga pala e tretë është përballur me të gjitha sfidat që mund të priten, siç janë problemet teknologjike dhe komunikuese, megjithatë edhe atje mbetet hapësirë për përmirësim.

Siç theksohet në raport, verifikuesit e fakteve, gjithashtu, duhet të zhvillojnë proces kolektiv për përfshirjen dhe kontributin për përgjigje të kompanive të internetit të sfidave zhvillimore të dezinformatave përmes internetit, që të mbrohet qëndrueshmëria afatgjatë dhe verifikimi i pavarësisë së fakteve.

Në raport përkujtohet se dëmi nga informacionet e rrejshme nuk është  i kufizuar në ndonjë platformë të vetme, dhe madje edhe në internet dhe se dezinformatat mund të përhapen edhe përmes politikanëve dhe  mediave të lajmeve, me gojë, në reklama dhe në materiale të shtypura të dorëzuara në shtëpitë e njerëzve. Për këtë, sipas raportit, verifikimi i fakteve nga pala e tretë në Fejsbuk është ndërhyrje e rëndësishme dhe përgjigje më efikase nga ndonjë kompani interneti deri më tani.

Fokusi në këtë program për verifikim të fakteve është identifikimi dhe adresimi i dezinformatave   virale, veçanërisht mashtrime të qarta të cilat në fakt nuk kanë bazë. Partnerët për verifikim të fakteve si prioritet tregojnë pretendime të rrejshme, veçanërisht ata të cilat janë në kohë, aktuale dhe të rëndësishme për shfrytëzuesin mesatar.

Raportin e plotë mund ta lexoni në linkun në vijim.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.