• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Boçvarski: Do të veprojmë sipas rekomandimeve të UNESKO-s për rajonin e Ohrit

January 13, 2021
in BALLINA, LAJME
Boçvarski: Do të veprojmë sipas rekomandimeve të UNESKO-s për rajonin e Ohrit
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse dikush nuk ka vullnet të punojë dhe t’i zgjidhë problemet të cilat i janë dhënë nën ingerencë nga qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta atëherë do t’i ndërmarrim të gjitha hapat me qëllim që statusi i rajonit të Ohrit në UNESKO të mos rrezikohet, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për projekt-raportin e UNESKO-s për gjendjen me trashëgiminë e mbrojtur kulturoro-natyrore të rajonit të Ohrit dhe rekomandimi të shënohet në Listën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rrezik.

Ai paralajmëroi se informacioni me rekomandimet do të shqyrtohet këtyre ditëve në seancën e Qeverisë dhe në koordinim të ministrive resorë dhe vetëqeverisjeve lokale.“Pajtohet se nuk duhet të lejojmë të vijë momenti i fundit, raporti është dërguar, tani jemi duke e shqyrtuar, jemi në komunikim edhe Ministria e Kulturës do të jetë në komunikim me UNESKO-n. DO të veprojmë për rekomandimet ndërsa çfarë do të thotë të veprojmë do të shihni periudhën e ardhshme”, tha Boçvarski.

Ai e përsëriti se Ministria nuk ka mundësi të hyjë në ingerencat e komunave në veprimin me ndërtimet e paligjshme, por theksoi se duke e pasur parasysh rëndësinë e çështjes do të shqyrtohen të gjitha opsionet.
Qeveria, theksoi, mbetet e fokusuar dhe e përkushtuar në mbrojtjen e rajonit të Ohrit dhe do t’i ndërmarrë të gjithë hapat dhe masat e nevojshme në drejtim të mbrojtjes së bregdetit të Ohrit.

Ai informoi se shteti i ka ridedikuar paratë për ndërtimin e autostradës Strugë – Trebenisht dhe për rrugën ekspresë Ohër – Peshtan, me qëllim, siç tha, të mos vijmë në situatë ta rrezikojmë statusin e Ohrit në UNESKO. Lidhur me hekurudhën, Kërçovë – Lin aksi i parë është miratuar tërësisht dhe nuk ka kurrfarë vërejtjesh nga UNESKO, ndërsa për aksin e dytë premtoi se do të punohet në vërejtjet që të zhvendoset traseja me qëllim që nga Radozhda në Strugë të mos bëjmë ndonjë problem në ndërtimin e hekurudhës.

Next Post
Gir: Kthimi i besimit publik në gjyqësinë është prioritet numër një

Gir: Kthimi i besimit publik në gjyqësinë është prioritet numër një

Objektet gastronomike të punojnë deri në ora 21, do të vendoset për masë të re restriktive për Kovid-19

Janë kryer 2.608 mbikëqyrje dhe kontrolle javën e fundit, janë mbyllur pesë objekte hotelerie

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom