Kategoritë

Mbështetja ekonomike Pakoja e pestë ekonomike pritet në muajin shkurt

Pas Krishlindjeve do të nisin diskutimet me ekspertët mbi pakon e pestë ekonomike, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev, mbi pyetjen se kur do të realizohet pakoja e re e paralajmëruar ekonomike. Ai tha se gjatë muajit janar do të realizohen bisedimet dhe do të nxirren konkluzione me ekspertët ekonomikë, me çka kah fillimi i shkurtit pritet të nis zbatimi i kësaj mase.