Osmani optimist nga presidenca portugeze, pret të vazhdojë angazhimi gjerman

Ministri i jashtëm Bujar Osmani ka pritje të mëdha nga presidenca portugeze e BE-së, ai pret që Gjermania të vazhdojë angazhimin edhe gjatë kohës kur me BE-në do të kryesojë Portugalia. Kontaktet e para me Portugalinë tha ai, flasin për qëllime serioze që të vazhdohet aty ku e ka lënë Gjermania, sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për dallimet dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, gjegjësisht të miratohet korrniza negociuese për Maqedoninë e Veriut.

“Kuptohet se pritjet janë poashtu të mëdha edhe nga presidenca portugeze. Pres që Gjermania të vazhdojë me angazhimin edhe gjatë kohës kur me BE-në do të udhëheq Portugalia. Edhe nga kontaktet e para me Portugalinë, shihet se ajo ka qëllim serioz të vazhdohet aty ku e ka lënë Gjermania dhe sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për dallimet që sa më shpejtë të mbahet konferenca ndërqeveritare, gjegjësisht të miratohet korniza negociuese. Këto ditë dërgojmë diplomatin tonë në Portugali”, deklaroi Osmani. 

 

Next Post