• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

MPPS: Nga sot fillon pagesa etapore e pagesës së pensioneve të dhjetorit

December 28, 2020
in BALLINA, LAJME
MPPS: Nga sot fillon pagesa etapore e pagesës së pensioneve të dhjetorit
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet për muajin dhjetor fillojnë të paguhen prej sot, para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet mbrojtja më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.

Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

Sot do të kryhet pagesa e pensioneve në vlerë deri 11.000 denarë, nesër e martë do të paguhen pensionet në  vlerë nga 11.001 denarë deri në 14.000 denarë, të mërkurën do të bëhet pagesa e pensioneve në vlerë prej 14.001 denarë deri 18.000 denarë, ndërsa të enjten 31.12. 2020, pagesa e pensioneve në vlerë mbi 18.000 denarëve.

Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë nga e hëna 28 dhjetor. Ata mund ta tërheqin pensionin në bankomate, t’i shfrytëzojnë mjetet
për pagesë në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.

Nga MPPS-ja theksojnë se procesimi etapor i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke e marrë parasysh atë që pensionistët si grupmoshë e moshuar janë më të rrezikuar.

Ministria potencon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme. Apelojnë deri te pensionistët që ta respektojnë orarin e pagesave, sepse, siç potencojnë, pagesa etapore është bërë me qëllim që të zvogëlohet rrëmuja para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetit personal dhe publik.

MPPS përkujton në obligimin për mbajtjen e pajisjes personale mbrojtëse, e cila i mbulon hundën dhe gojën si dhe mbajtjen e distancës gjatë pritjes së rendit para dhe brenda në banka.

Next Post
Zgjerimi i BE-së kthehet në rend dite të ambasadorëve këtë javë

“Bruksel Tajms”: Vetoja bullgare për negociatat me Maqedoninë e Veriut e tregon rrezikun nga përzierja politike në histori

Spasovski: Qytetarët do të mund të denoncojnë për ahengje të paligjshme në një linjë telefonike falas

Spasovski: Qytetarët do të mund të denoncojnë për ahengje të paligjshme në një linjë telefonike falas

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom