• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Osmani: Nuk ikim nga përgjegjësitë në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, të përshpejtohet perspektiva evropiane e rajonit

December 15, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME
Osmani: Nuk ikim nga përgjegjësitë në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, të përshpejtohet perspektiva evropiane e rajonit
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Çekisë, realizoi takim me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Tomas Petriçek.

Njëra nga temat kryesore të bisedës ishin integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, posaçërisht në drejtim të mbështetjes për fillimin e bisedimeve me Unionin pa anulim.

“Me përkrahjen e miqve tanë do të vazhdojmë realizimin e procesit reformues, para së gjithash në pjesën e sundimit të së drejtës, reformat në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe reformën në administratën publike. Kuptohet se, mbetemi të fokusuar edhe në procesin e ndërtimit të raporteve ndërfqinjësore dhe rritje të besimit të ndërsjellë me të gjithë miqtë e rajonit. Pranova konfirmim nga kolegu im se Republika  Çeke edhe më tutje do të vazhdojë të jetë njëra prej mbështetësve më të mëdhenj dhe më të zëshme  të anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE”, theksoi Osmani, duke i shprehur mirënjohje Qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore nga ana e Çekisë për eurointegrimet e vendit.

Në takimin e dy ministrave u afirmuan raportet e shkëlqyera të të dyja vendeve, për të cilat u konstatua se karakterizohen me dialog politik intensiv dhe dinamik, si dhe me shkëmbim të vizitave të rregullta në nivel të lartë.

“Marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale nuk janë mjaftueshëm të shprehura edhe në kuadër të bashkëpunimit ekonomik ku shkëmbimi tregtar nuk kalon 200 milionë euro. Para komuniteteve të biznesit të dy vendeve tona qëndron potencial i madh, i cili doemos duhet të njihet dhe shfrytëzohet, me qëllim që ta lehtësojmë hyrjen e investimeve direkte çeke në tregun e Maqedonisë së Veriut, si dhe të mundësojmë rezultate më të rëndësishme në pjesën e shkëmbimit tregtar”, tha Osmani, duke marr për obligim intensifikimin e aktiviteteve që dalin nga fusha e diplomacisë ekonomike, me qëllim shfrytëzimin më efikas të potencialit për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

Ministrat Osmani dhe Petriçek iu referuan edhe bashkëpunimit në kuadër të Aleancës Verioatlantike, ku të dy vendet tashmë edhe zyrtarisht janë aleatë, bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së dhe mbështetjen çeke për presidencën tonë më organizatën në vitin 2023. U shkëmbyen mendime edhe për çështje tjera të interesit për rajonin dhe skenën ndërkombëtare.

Në kuadër të vizitës në Çeki, Osmani do të takohet edhe me Milena Hrdinkova Sekretare shtetërore për çështjet e BE-së në Zyrën e kryeministrit Andrej Babish.

Next Post
Karaxhoski: Festimi duhet të jetë me përgjegjësi, pa grupime të mëdha

Karaxhoski: Festimi duhet të jetë me përgjegjësi, pa grupime të mëdha

Fjalim vjetor i presidentit Pendarovski në Kuvend

Fjalim vjetor i presidentit Pendarovski në Kuvend

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom