• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kërkohet zgjidhje me Bullgarinë dy javë para përfundimit të kryesimit gjerman me BE-në

December 14, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Kërkohet zgjidhje me Bullgarinë dy javë para përfundimit të kryesimit gjerman me BE-në
Share on FacebookShare on Twitter

Thirrja e ministrit gjerman të shtetit Mihael Rot për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, megjithatë është “një shpresë e mirë në këto ditë të zymta të Ballkanit Perëndimor”. Sipas tij, duket se Gjermania është e vetmja nga shtetet më të mëdha në BE, e cila tenton ta mbajë në jetë zgjerimin, që nuk është mjaftueshëm të qetësohet dëshpërimi i cili po përhapet nëpër rajonin e Ballkanit Perëndimor, tha dje profesori për marrëdhënie ndërkombëtare në Boston dhe ish-ambasador i Malit të Zi në NATO dhe OSBE, Vesko Garçeviq në një analizë për Dojçe Vele.

Disa vende të BE-së, si Bullgaria, vlerëson Garçeviq, edhe pse kanë problem me imazhin personal, e shfrytëzojnë situatën aktuale në Union që çështjet e tyre bilaterale pse më mirë thënë të brendshme politike, t’i shndërrojnë në problem i cili duhet të merret Brukseli.

Sipas tij, vendimi i BE-së që të mos i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e konfirmon se rajoni është harruar në shumë tema të tjera me të cilat është preokupuar BE-ja, ndërsa pasojat nga një qasje e tillë janë shumë serioze, jo vetëm për rajonin, por edhe për vetë Unionin.

Sipas zëvendëskryeministres dhe ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, nëse ka marrëveshje Bullgaria mund t’i përmirësojë negociatat për shtetin tonë edhe pesë ditë para zgjedhjeve.

“Kemi qasje shumë të qartë. Dua të potencoj se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet. Nëse arrijmë marrëveshje pesë ditë para zgjedhjeve, Bullgaria mund ta miratojë Kornizën për negociata të Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave aderuese”, e transmetoi dje BGNES deklaratën e Zaharievës për “Nova TV” bullgare.

Zaharieva theksoi se çështja kryesore në kontest është e lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi, që u nënshkrua në gusht të vitit 2017.

“Manipulimi më i madh që vjen nga Shkupi është se ua shkurtojmë të drejtën e vetëvendosjes. Ne nuk ua mohojmë as qytetarëve bullgarë të drejtën që të vetëvendosin, e jo më t’ua shkurtojmë atë qytetarëve të huaj”, theksoi Zaharieva.

Zëvendëskryeministri bullgar dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karkaçanov për Televizionin nacional bullgar (BNT) tha se Bullgaria insiston që Republika e Maqedonisë së Veriut ta zbatojë Marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim, fqinjësi të mirë dhe miqësi.

“Bullgaria është shtet e cila çdoherë e ka ndihmuar Maqedoninë. Ne të parët i njohëm, i ndihmuam financiarisht, i ndihmuam edhe ushtarakisht gjatë embargos jugosllave. Presim raport kolegial, por morëm lojëra prapa skenave”, theksoi Karakaçanov, i cili është lider i partisë VMRO – Lëvizja nacionale bullgare (VMRO-BND).

Siç transmetoi BGNES, sipas tij, si edhe gjatë tërë historisë së vet 125-vjeçare, kështu edhe tani, partia VMRO “e mbron bullgarizmin”.

“Me rëndësi është ta ndërprejmë praktikimin e fjalorit urrejtës”, shtoi Karakaçanov.

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi dhe ish-ambasador amerikan në vendin tonë, Filip Riker, në fjalimin e tij në forumin onllajn “Të jesh i sigurt” në organizim të Lidhjes atlantike të Malit të Zi, porositi se BE-ja nuk duhet të lejojë që mospajtimet bilaterale ta ndpërprejnë përparimin e merituar të Maqedonisë së Veriut në integrime.

“Maqedonia e Veriut përmbushi gjithçka dhe duhet t’i lejohet të përparojë në eurointegrime. Ky është moment i rëndësishëm për BE-në. Gjithsesi ne e nxisim Bullgarinë t’i zgjidhë çështjet bilaterale me Maqedoninë e Veriut jashtë procesit inkuadrues, përderisa njëkohësisht do të lejojë që mbledhja e parë ndërqeveritare të mbahet këtë vit. Shkupi akoma më shumë e meriton atë mundësi dhe duhet të vazhdojë të lëviz përpara”, deklaroi Riker.

Kryeministri Zoran Zaev në takimin e djeshëm me partnerët e koalicionit pas skadimit të 100 ditëve të para të Qeverisë mori mbështetje për vazhdimin e reformave dhe për kërkimin e zgjidhjeve të çështjeve me Bullgarinë.

“Mbetemi të përkushtuar ndaj kërkimit të zgjidhjes me Bullgarinë fqinje. Zgjidhje e cila garanton fillim të negociatave me BE-në, e kursesi nuk e prekë identitetin maqedonas, as identitetin e cilit do popull apo bashkësie etnike. Këtu llogarisim edhe në ,mbështetjen e fuqishme të aleatëve tanë në BE, posaçërisht Gjermanisë, si dhe SHBA-së, të cilët janë të përkushtuar që shteti ynë të vazhdojë rrugën evropiane dhe fillimin e negociatave me Unionin”, potencoi kryeministri Zaev.

Next Post
Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri e miratoi Propozim-vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës

Vazhdimi i gjendjes së krizës para deputetëve

Vazhdimi i gjendjes së krizës para deputetëve

Propozim ligji për regjistrim në seancë parlamentare

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom