Propozim vendimi i Qeverisë, me të cilin duhet të mundësohet zgjatja e afatit për situatën e krizës në territorin e vendit deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, është mes pikave në rendin e ditës të seancës së sotme të 25-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me vendimin duhet të mundësohet zgjatja e gjendjes e krizës njëmujore edhe për gjashtë muaj të tjerë për shkak të situatës së koronavirusit që ka qenë në fuqi që nga data 20 e muajit të kaluar, me vendim të Qeverisë, me kërkesë të Këshillit të Sigurimit.
Periudha e ekzistencës së një situate krize në territorin e vendit, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte pandemie me Kovid-19 dhe për të parandaluar përhapjen e saj në një shkallë të rritur, me çka rrezikohet shëndeti i popullsisë është deri në 30 ditë.
Qeveria, në seancën më 1 dhjetor, pranoi propozimin e Komitetit drejtues për koordinimin dhe menaxhimin në sistemin e menaxhimit të krizave dhe përcaktoi nevojën për të vazhduar krizën deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Pas hyrjes në fuqi të situatës aktuale të krizës, u mundësua që disa anëtarë të Armatës të përfshihen në sigurinë fizike të qendrave të kovidit, sipas Propozimit të përgatitur nga Shtabi i përgjithshëm për menaxhimin e krizave. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mbrojtjes, Armata, Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtimin, së bashku me të gjitha institucionet e tjera përkatëse shtetërore, ishin ngarkuar të vinin në dispozicion të gjitha pajisjet dhe burimet e disponueshme që mund të vendoseshin në funksion në përballje me gjendjen e krizës.
Sipas rendit të ditës të propozuar, pika e parë që do të diskutohet në seancë është Projektligji për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021. Para deputetëve është edhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen sociale, Projektligji për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë përmbledhëse, Projektligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimi sipas Marrëveshjes për huasë për financimi të projektit “Vendosje e transportit me autobus me shpejtësi të lartë në Qytetin e Shkupit”, Propozim ligji për ndryshimin e ligjit për Bankën Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit, të gjitha në procedurë të shkurtuar.
Pjesë e rendit të ditës të shënuara me flamur evropian, nga ana tjetër, janë Projektligji për regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020, në leximi të parë, Propozim-ligji i ndryshuar për sigurinë e përgjithshme të produkteve, në lexim të dytë, Projektligji i plotësuar për fitofarmacinë, të dyja në lexim të dytë.
Shtëpia ligjvënëse në kuadër seancës së 25-të duhet të diskutojë edhe për Projektligjin e plotësuar për ndryshimin e ligjit për strehim, si dhe Projektligjet e ndryshuara për ndryshimin e ligjeve për sistemin hekurudhor dhe sigurinë e trafikut rrugor, në leximin e dytë.
Me procedurë të shkurtuar, si dhe pika e fundit, është vendosur Projektligji për marrjen në punë të punonjësve administrativë të punësuar përmes programit K-5 në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Mes Komuniteteve.