Kategoritë

Shaqiri: Nevojiten zgjidhje sistemore që të zgjidhet diskriminimi te ne

Elvis Shakiri nga Romalitiko dhe iniciativa AVAJA në panelin e CIVILit “Drejtësia sociale dhe diskriminimi” thekson se kur bëhet fjalë për komunitetin Rom, donatorët e huaj dhe sektori joqeveritar çdo here janë të parët që japin ndihmë, dhe jo shteti, dhe se kjo duhet të ndryshojë.

Në periudhën e kaluar, me pandeminë, arritëm të ndajmë qindar pajisje elektronike për fëmijët Romë, që të munden të kyçen në procesin arsimor, përballemi edhe me problem tjetër, familje t nuk kanë energji elektrike. Në shoqërinë tonë çdo here flitet se si të përfshihen të margjinalizuarit, dhe jo se çfarë përfitimi mund të ketë, theksoi Shakiri.

Sipas tij, shteti nuk krijon kushte në përgjithësi, pavarësisht nga cila kategori njerëzisht bëhet fjalë.

Për fat të keq, nuk mund të arrijmë deri te tëgjitha familjet, problemet janë sistemore, e zgjidh një problem, paraqitet tjetri. Kërkonim takime me institucionet shtetërore, por shoqëria jonë çdo here ka prioritete tjera, t’I zgjidhin problemet e “elitës” rrallë ndodh të zgjidhet një problem pa shkuar në zgjidhje sistemore, përmes PR I zgjidhin punët, dhe ky është problem më I madh te ne, këto problem duhet të zgjidhen në mënyrë sistemore, tha Shakiri.