Kategoritë

MULTIKULTURË Xhabir Deralla: Respektoni, bëhuni njerëz më të mirë nga sot, tani!

Xhabir Deralla me video mesazh për Nismën “Të bashkuar në dallime”.

Sa edhe të jenë gojëmbël, sa edhe të fshihen pas pozitave të tyre akademike, politike ose sociale, titujve dhe statuseve, nacionalistët janë dhe do të mbeten mashtrues dhe dhunues të thjeshtë. Paragjykimet dhe urrejtja i zbulojnë pasigurinë dhe paaftësinë të përballen me realitetin, të ndërtojnë të sotmen për vete dhe për tjerët, të ndërtojnë ardhmëri për gjeneratat e ardhme, për pasardhësit që do të vijnë..

Dallimet janë pasuri dhe përparësi në çdo kuptim të fjalës. Dallimet janë pasuri në çdo vend, në çdo kohë, në çdo situatë në jetë.

Të drejtat dhe liritë e njeriut, barazia – u takojnë të gjithëve në mënyrë të barabartë, çdo njeriu, vetëm se ka lindur si njeri. Barazinë nuk mund ta jep askush, as ta merr askush.

Nëse e keni lëshuar ditën e djeshme, nuk do të thotë se nuk mund të bëheni njerëz më të mirë, ti respektoni dallimet te tjerët, nga sot! Nga tani!

Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë  tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe  Luksemburg.