• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Kalfin: Bullgaria humb në situatën me Maqedoninë e Veriut, ndërsa vendet tjera e përdorin si arsye

December 9, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Kalfin: Bullgaria humb në situatën me Maqedoninë e Veriut, ndërsa vendet tjera e përdorin si arsye
Share on FacebookShare on Twitter

Bullgaria është humbëse në situatën e tanishme dhe do të mbetet e shënuar në histori si vend i cili i ndërpreu bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, edhe pse dëshironte të ishte lider dhe ta udhëheqë procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, konsideron ish ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Ivajllo Kalfin.

Në një deklaratë për BNT, Kalfin tha se pozicioni bullgar iu përshtatet vendeve të tjera, të cilat gjithashtu nuk dëshirojnë të vazhdojë procesi i zgjerimit të BE-së, por e përdorin Bullgarinë si arsye për këtë.

“Memorandumi shpjegues i Bullgarisë për problemet e saj me Maqedoninë e Veriut i dërguar anëtarëve të BE-së është i pakuptueshëm për shumicën e evropianëve dhe në vend që ta arrijë efektin e dëshiruar, ai na izoloi. Vetoja bullgare gjithashtu i përforcoi ndjenjat antibullgare në Shkup dhe shtoi ujë në mullirin e “qarqeve serbe”.  Aktualisht po përdorim çelës francez për të hequr një vidë që mund të hiqet me një kaçavidë”, thotë Kalfin.

Sofja, sipas tij, duhet të kërkojë formë tjetër për zgjidhjen e çështjeve bilaterale me Shkupin.

Konsideron se nuk ka kohë që të arrihet zgjidhje për heqjen e vetos deri në Samitin e nesërm të BE-së. Thekson se përfaqësues qeveritarë bullgarë publikisht kanë thënë se Sofja do të presë që Maqedonia e Veriut të fillojë të sillet ndryshe, ndërsa edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha se çështja do të mbetet për pas zgjedhjeve në Bullgari.

“Problemi qëndron në atë që edhe ne edhe Republika e Maqedonisë së Veriut rrezikojmë të rrëshqasim nëpër vijën e propagandës dhe ideologjisë të cilat sundojnë me të dyja vendet shumë vite. Historia dhe gjuha janë të rëndësishme dhe autoritetet duhet t’i mbrojnë, por megjithatë, argumentet bullgare janë të pakuptueshme për partnerët evropianë”, thekson ish shefi i diplomacisë bullgare Ivajllo Kalfin.

Next Post
Quçuk: Me bllokadën ndaj Shkupit dhe Tiranës, humbin edhe Brukseli dhe Sofja

Quçuk: Me bllokadën ndaj Shkupit dhe Tiranës, humbin edhe Brukseli dhe Sofja

CIVIL: Lufta kundër korrupsionit është luftë për demokraci dhe të drejtat e njeriut

CIVIL: Lufta kundër korrupsionit është luftë për demokraci dhe të drejtat e njeriut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom