• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Njëzet deputetë evropianë i bëjnë thirrje BE-së të fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut

December 8, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Njëzet deputetë evropianë i bëjnë thirrje BE-së të fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Në një deklaratë të nënshkruar nga njëzet deputetë evropianë i bëhet thirrje Bullgarisë ta miratojë kornizën negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe të mundësohet progres edhe për Shqipërinë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Deputetë nga të gjitha partitë politike në Parlamentin Evropian kërkojnë të mos lëshohet mundësia e sotme për dritë të gjelbër për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti.

“Duke paralajmëruar se bllokimi i negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e rrezikon kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, ata u bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë kompromis për çështjet dypalëshe që të shmanget shtyrja shtyrja e mëtejshme e procesit”, qëndron në letër.

Bullgaria, bëjnë thirrje eurodeputetët, duhet ta miratojë hapjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut sa është e mundur më shpejt dhe me këtë t’i pranojnë përpjekjet e vendit në procesin aderues drejt BE-së. Ata i bëjnë thirrje palës maqedonase gjithashtu “të bëjë çdo përpjekje” për zgjidhjen e kontesteve.

Shqipëria, e cila gjithashtu nuk do të marrë dritë të gjelbër sot sepse debati për zgjerim është hequr nga rendi i ditës dhe figuron vetëm si pikë informative, duhet të   pranohen përpjekjet e saj reformuese, thonë eurodeputetët.

Letra është nënshkruar nga raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, deputeti bullgar Ilham Kuçuk, si dhe deputetë të tjerë të njohur mirë për opinionin e Maqedonisë së Veriut – Tanja Fajon, Dejvid Makalister, Rajnhard Butikofer dhe të tjerë. 

Next Post
Pandemia do të ketë efekte më afatgjata, BPRM me projeksion të ri për rënie prej 4,9 për qind për sivjet. Qeveria mbetet në projeksionin prej 4,4 për qind

Pandemia do të ketë efekte më afatgjata, BPRM me projeksion të ri për rënie prej 4,9 për qind për sivjet. Qeveria mbetet në projeksionin prej 4,4 për qind

Rot: Bllokada për zgjerimin e rrezikon edhe Ballkanin Perëndimor dhe Evropën

Rot: Bllokada për zgjerimin e rrezikon edhe Ballkanin Perëndimor dhe Evropën

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom