• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Shtëpitë e shëndetit fillojnë me përgatitjet për procesin e vaksinimit kundër Kovid 19

December 7, 2020
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Shtëpitë e shëndetit fillojnë me përgatitjet për procesin e vaksinimit kundër Kovid 19
Share on FacebookShare on Twitter

Disa segmente kyçe për procesin e vaksinimit, ruajtja dhe distribuimi i vaksinave kundër Kovid-19, mënyra e aplikimit të saj, procesi i vaksinimit dhe si kjo do të caktohet përmes sistemit “Termini Im”, iu prezantuan dje drejtorëve të shtëpive të shëndetit nga i mbarë vendi në takimin me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe.

Drejtorëve të shtëpive të shëndetit iu theksua se fillimi i vaksinimit nuk do të thotë ulje e menjëhershme e rrezikut nga Kovid-19, e as ndërkaq menjëherë të ndjehet ulja e presionit ndaj shtëpive të shëndetit. Grupet me rrezikshmëri, me rrezik të madh për Kovid-19 do të vaksinohen me prioritet dhe për to vaksinimi është me rekomandim të lartë, por jo i detyrueshëm. Vaksinimi për Kovid-19 do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët, ndërkaq është vendim personal i secilit qytetar nëse do të vaksinohet”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se për vaksinim të qytetarëve do të shfrytëzohen pikat ekzistuese vaksinale në shtëpitë e shëndetit në mbarë vendin, spitale dhe kapacitete të tjera shëndetësore, ndërsa çdo shtëpi e shëndetit do të duhet të parashtrojë raport pas kontrollit të bërë në kapacitete  njerëzore me të cilat disponon, si dhe kontroll i obligueshëm i kapaciteteve teknike dhe funksionalitetin e tyre. Gjithashtu, theksoi, secila shtëpi e shëndetit do të duhet të emërojë person përgjegjës për koordinim dhe organizim të vaksinimit për Kovid-19.

“Shtëpitë e shëndetit do të marrin pyetësor ku do të duhet në mënyrë të hollësishme ta vendosin numrin e kuadrit për vaksinim, trajnimin e tyre, numrin e pikave të vaksinimit, në sa ndërrime punojnë në ditët e punës dhe për fundjava, si dhe sa nga personeli ka marrë pjesë në trajnime për mbajtjen e “zinxhirit të ftohtë”, theksoi profesor dr Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komitetit për Imunizim.

Secila shtëpi e shëndetit, siç ceket, do të përgatisë procesverbal nga pranim-dorëzimi i bërë i vaksinës, ndërsa përmes sistemit “Termini Im” do të ndiqet procesi i vaksinimit.

Ndërkohë, ulje e butë e numrit të rasteve të reja me Kovid-19 në raport me ditët e kaluara ishte evidentuar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave në raport, janë diagnostikaur 659 raste të reja me Kovid-19 nga 1715 raste të reja, kanë vdekur 23 ndërsa janë shëruar 774 pacientë.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive dhe të dyshimta që po mjekohen në repartet infektive në shtet është 1296 nga të cilët 443 në Shkup. Në kovid – qendrat ka rreth 150 shtretër të lirë spitalorë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend prej fillimit të epidemisë është 67 968, numri i pacientëve të shëruar është 43 646, i të vdekurve 1924, ndërsa numri i rasteve aktive është 22 398.

Next Post
Zaev: Do t’i implementojmë rekomandimet e KE-së

Përkushtim i Shkupit deri në momentin e fundit për zhbllokim të kornizës negociuese

Kovaçev: Është pak e besueshme që Sofja deri nesër ta ndryshojë qëndrimin e saj për veton

Kovaçev: Është pak e besueshme që Sofja deri nesër ta ndryshojë qëndrimin e saj për veton

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom