• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Kovaçev: Është pak e besueshme që Sofja deri nesër ta ndryshojë qëndrimin e saj për veton

December 7, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Kovaçev: Është pak e besueshme që Sofja deri nesër ta ndryshojë qëndrimin e saj për veton
Share on FacebookShare on Twitter

Është pak e besueshme që deri nesër apo në disa orët në vijim të ketë ndonjë zhvillim të ngjarjeve lidhur me gjendjen e tanishme, posaçërisht nëse kihet parasysh mossuksesi i takimit të fundit të Komisionit të përbashkët bullgaro-maqedonas për çështje historike, deklaroi sot eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, lidhur me mundësinë për ndryshim të qëndrimit të Bullgarisë lidhur me veton për kornizën negociuese për vendin me BE-në në prag të Këshillit të nesërm të ministrave të Unionit.

Siç lajmëroi BGNES, sipas Kovaçev, kryeministri Zoran Zaev duhet të manifestojë “guxim dhe nxitje më të madhe”, me qëllim të zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi mes dy vendeve.

“Nëse në Komisionin e përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kolegët nga Shkupi frikësohen t’i pranojnë faktet, atëherë di të duhet të gjejnë mekanizma të tjerë për zbatimin e Marrëveshjes. Bashkimi evropian ekziston ne të mos urrehemi me njëri-tjetrin, por të jetojmë së bashku në tolerancë t plotë”, theksoi Kovaçev.

Sipas tij, nuk guxon të lejohet të rinjtë në vend “të edukohen për ta urryer Bullgarinë”.

“Gjatë tre dekadave, ne vazhdimisht demonstruam vullnet të mirë – ne ishim të parët që i pranuam si shtet i pavarur, e mbrojtëm integritetin e tyre territorial, dhamë ndihmë të ndryshme, përfshirë edhe ushtarake, i kthyem në rrugë. Nga ana tjetër, atë që po e shohim është se ata nuk mund të ndahen nga qasja e Titos dhe nuk janë të gatshëm t’i mënjanojnë ndarjet e imponuara nga regjimi komunist”, shtoi eurodeputeti bullgar.

Kovaçev vlerësoi se pala maqedonase “po tenton të gjejë arsyetime të ndryshme”, duke potencuar se zgjedhjet në Bullgari “nuk kanë kurfarë lidhje me historinë e përbashkët”.

“Të gjitha partitë bullgare janë të një mendimi – nuk ekziston mënyrë të bëhet kompromis me historinë dhe faktet  qarta historike”, theksoi Kovaçev, të cilin BGNES e karakterizon si “një nga mbështetësit më të mëdhenj për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE”. 

Next Post
CIVIL ka vite që lufton kundër dezinformatave, alarmi ka arritur në Parlamentin Evropian

CIVIL ka vite që lufton kundër dezinformatave, alarmi ka arritur në Parlamentin Evropian

Euromaks Resources: Aktgjykimi në favorin tonë nga Gjykata Administrative hyri në fuqi

Euromaks Resources: Aktgjykimi në favorin tonë nga Gjykata Administrative hyri në fuqi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom