• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Ambasada e holandeze në Shkup demanton se Holanda e mbështet veton për Maqedoninë e Veriut

December 4, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Ende ka optimizëm për konferencën e parë ndërqeveritare, një javë para mbledhjes së Këshillit të BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada holandeze si të rreme i vlerësoi informacionet se Holanda e ka mbështetur Bullgarinë në bllokimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Holanda konsideroi dhe ende konsideron se Maqedonia e Veriut ka arritur progres të mirë dhe se konferenca ndërqeveritare mund të mbahet menjëherë sapo të miratohet korniza negociuese”, thuhet në reagimin e ambasadës holandeze në Shkup.

Nga ambasada për “360 shkallë” potencojnë se raportimi në disa media se Holanda i ka dhënë mbështetje Bullgarisë në bllokimin e kornizës negociuese për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në janë lajme tërësisht të pabaza dhe të rreme.

“Më 30 tetor të vitit 2020, qeveria e Holandës e informoi Parlamentin e Holandës për vendimin e saj se konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut mund të mbahet. Ky qëndrim mbetet, kuptohet, i pandryshuar. Holanda konsideroi dhe ende konsideron se Maqedonia e Veriut ka arritur progres të mirë dhe se konferenca ndërqeveritare mund të mbahet menjëherë pasi të miratohet korniza negociuese”, thonë nga Ambasada.

Më parë, gazeta bullgare “24 orë”, duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel, publikoi një lajm në të cilin thuhej se Danimarka dhe Holanda janë të dyja vendet të cilat iu bashkëngjitën vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut.

Next Post
Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë ka rënë në 16,5 për qind

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë ka rënë në 16,5 për qind

Filipçe: Sistemin shëndetësor jemi duke e përgatitur për vaksinim kundër Kovid-19

UNICEF-i njoftoi se doza e parë e vaksinës Kovid do të mbulojë 3% të popullsisë së të gjitha vendeve që janë pjesë e sistemit Kovaks

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom