• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Osmani: Nuk heqim dorë nga ambicia për marrëdhënie të mira fqinjësore të qëndrueshme dhe cilësore

December 2, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Osmani: Nuk heqim dorë nga ambicia për marrëdhënie të mira fqinjësore të qëndrueshme dhe cilësore
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut sot është vend që ka raporte multietnike stabile, afatgjate dhe funksionale, me mekanizma të fortë për mbrojtje, qoftë të drejtave individuale të qytetarëve, ashtu edhe atyre kolektive të komuniteteve etnike. Nuk heqim dorë nga ambicia jonë që të vazhdojmë me integrimin e jashtëm me fqinjësinë tonë më të afërt, që duam të rezultojë me raporte stabile dhe kualitative ndërfqinjësore, me potencial që të kalojnë në miqësi të përhershme me  besim të fortë mes vete, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në takimin me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, të akredituar në vend.

Takimi, siç njoftoi MPJ, ishte me qëllim që ministri  t’i informojë Ambasadorët për prioritetet nga mandati i tij, por edhe të jepë një përmbledhje për ngjarjet aktuale të lidhura me agjendën evropiane të vendit, posaçërisht sfidat në raportet bilaterale me Bullgarinë dhe procesi për miratimin e kornizës negociuese si parakusht për nisje të negociatave me BE-në.

Në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Në këtë kontekst, Osmani tha:

“Shteti ynë në vitin 2020 ka arritur shkallë të lartë të harmonizimit të pozicionieve të BE-së, madje edhe 93 %, që është indikator se vendi i zbaton vlerat dhe principet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.”, theksoi Osmani.

Duke folur për politikën e jashtme të vendit, Osmani theksoi edhe mbështetjen aktive të multilateralizmit dhe përfaqësimin e rritur të vendit në organizatat multilaterale. Në këtë drejtim, i informoi Ambasadorët për kandidaturën e dorëzuar për kryesimin me OSBE-në për vitin 2023.

“Përforcimi i multilateralizimit, nëpërmjet dialogut dhe partneritetit, si dhe vazhdimi i zhvillimi të marrëdhënieve fqinje ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të OSBE-së është pika fillestare e programit të ardhshëm për kryesimin tonë”,tha ministri.

Ministri i informoi ambasadorët edhe për aktivitetet e ministrisë në drejtim të përforcimit të diplomacisë ekonomike.

“I një rëndësie të veçantë është rritja e bashkëpunimit ekonomik bilateral dhe multilateral me vendet tjera në drejtim të thithjes së investimeve të huaja, rritjen e eksportit dhe promovimin e potencialeve turistike të vendit”, theksoi Osmani.

Duke folur për prioritetet në drejtim të diplomacisë ekonomike, ministri e prezantoi konceptin e ri, nëpërmjet emërimit të këshilltarëve ekonomik nëpër misionet diplomatike të cilat pritet që në mënyrë të fokusuar të punojnë për arritjen e këtyre qëllimeve. 

Next Post
Nikuljska: Aktivistët kulturorë janë ata që ruajnë frymën e njerëzve edhe në kohë pandemie

Nikuljska: Aktivistët kulturorë janë ata që ruajnë frymën e njerëzve edhe në kohë pandemie

Bellopeta: Kultura në vendin tonë gjatë pandemisë ishte maksimalisht e gjallë

Bellopeta: Kultura në vendin tonë gjatë pandemisë ishte maksimalisht e gjallë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom