• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Mariçiq: Prej sot taksat gjyqësore dukshëm janë zvogëluar

November 5, 2020
in LAJME, BALLINA, POLITIKË
Mariçiq: Prej sot taksat gjyqësore dukshëm janë zvogëluar
Share on FacebookShare on Twitter

Prej sot hyn në fuqi Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për taksa gjyqësore, me të cilin qytetarët përfundimisht marrin zvogëlim të madh  të shpenzimeve të cilat i kanë në gjykata.

“Taksat gjyqësore dukshëm janë zvogëluar. Nëse në të kaluarën  ato kanë mundur të arrijnë edhe deri në 48.000 denarë, tani  nuk do të paguani më shumë se 6.000. Shpenzimet  për taksa gjyqësore në procedurën e shkallës së parë  do të lëvizin prej 480 deri në më së shumti 6.000 denarë, në varësi të vlerës së kontestit”, tha ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në konferencën e sotme për shtyp.

Ishim të vetëdijshëm, shtoi ai, se taksat gjyqësore ishin të larta, ndërsa  njerëzve që u nevojitej drejtësia, shumë herë hoqën dorë  për ta kërkuar në gjykata. “Kjo mendoj se tani do të ndryshohet, sepse drejtësia bëhet gjithnjë e më e arritshme për të gjithë”, tha Mariçiq.

Në konferencën për shtyp ministri i Drejtësisë potencoi një shembull se si mund të duket kjo në praktikë. Njëherit,  nëse paditet  një kompani sigurimesh për kompensim të dëmit në vlerë prej tre milion denarë, taksa gjyqësore  e cila duhet të paguhet  është dy për qind e vlerës së kontestit. Do të thotë,  potencoi Mariçiq,  në këtë rast qytetari do të duhej për  taksën gjyqësore ta japë vlerën maksimale prej 48.000 denarë. Tani sipas ndryshimeve të sjellura tarifa do të jetë vetëm  6.000 denarë, gjegjësisht tetë herë më pak.

“Nëse është e nevojshme drejtësinë ta çoni deri në fund dhe t’i shfrytëzoni  të gjitha procedurat  juridike të jashtëzakonshme dhe të rregullta, siaps tarifës së vjetër për kontestin e njëjtë do të kishit paguar  288.000 denarë (padi dy përqind,  vendim dy për qind, ankesë katër për qind, revizion katër për qind). Sipas taksës së re gjyqësore, më së shumti që mund të shpenzoni gjithsej 36.000 denarë ose 252.000 denarë më pak,  nëse ankoheni”, sqaroi ministri i drejtësisë.

Ai potencoi edhe një shembull kur bëhet fjalë  për borxh  prej 15.000 mijë euro ose rreth 930.000 mijë denarë.  “Filloni proces gjyqësor  në gjykatë, ndërsa taksa gjyqësore është 2 për qind nga vlera e kontestit. Sipas taksës së vjetër, duhej të paguani 18.600 denarë taksë gjyqësore. Me taksat e reja, do të paguani vetëm  6.000 denarë”, sqaroi ministri.

Presim, shtoi Mariçiq, ndryshimet e tilla  të jenë në interes të avokatëve dhe ekspertëve, sepse qytetarët  do të inkurajohen nëpërmjet rrugës gjyqësore të arrijnë deri te drejtësia.

Ai theksoi se edhe në vitin kur bota  dhe vendi ynë luftojnë  me pandeminë globale të koronavirusit, ndërsa sistemi shëndetësor është rregulluar mbi  sfidën më të re  në historinë e vendit, Qeveria vazhdon  dhe do të vazhdojë të punojë në interes të qytetarëve.

“Ministria e Drejtësisë dhe unë si ministër edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të punojmë në realizimin  e asaj që e premtuam, drejtësi e arritshme për secilin dhe shtet juridik në të cilin të gjithë  do të jemi të barabartë para ligjeve”, tha ministri Mariçiq.

Next Post
PP: Pesë persona nën hetim për furnizimet e kryera publike në KSHZ

PP: Pesë persona nën hetim për furnizimet e kryera publike në KSHZ

Qyçuk: Duhet të jepet sinjal i qartë se vendi i Shkupit është në BE

Qyçuk: Duhet të jepet sinjal i qartë se vendi i Shkupit është në BE

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom