• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Arsovski: Marrëveshja e vitit 2017 është bazë e mirë për biseda me Bullgarinë, nuk ka nevojë për një të re ose aneks të marrëveshjes

November 4, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Arsovski: Marrëveshja e vitit 2017 është bazë e mirë për biseda me Bullgarinë, nuk ka nevojë për një të re ose aneks të marrëveshjes
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshja me Bullgarinë  prej vitit 2017 është bazë e mirë dhe korrnizë për të vazhduar bisedat  në drejtim të gjetjes së zgjidhjes, deklaroi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

“Më lejoni sot të ndodh biseda e kryeministrit Zoran Zaev  me kancelaren gjermane Angela Merkel,  dhe pastaj  të njoftojmë për detajet”, shtoi Arsovski duke u përgjigjur në pyetjet për kërkesën e Bullgarisë për aneks të ri të Marrëveshjes dhe nëse kryeministri Zoran Zaev ka ndonjë propozim që do t’i prezantojë për sot në bisedën telefonike të paralajmëruar me kancelaren gjermane Merkel.

Sipas tij, qëndrimi i Qeverisë është se nuk ka nevojë për marrëveshje ose  aneksi të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Në lidhje me çështjen e gjuhës maqedone, Arsovski potencon se tashmë është e qartë se gjuha dhe identiteti maqedonas janë fakte të konfirmuara  nga KB-ja dhe Qeveria konsideron se për këtë nuk duhet të ketë dilema.

I pyetur për detaje dhe informata për atë  se çka ndodh në lidhje  me kontestin me Bullgarinë dhe me të cilat linja të kuqe shteti ynë ka biseduar në takimin në Berlin të hënën, zëdhënësi Arsovski përsëriti se kryeministri Zaev  sot do të bisedojë me kancelaren gjermane Merkel dhe shprehu falënderim  që Gjermania si kryesues i BE-së  bën përpjekje  për plotësimin e “qëllimit të përbashkët të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare dhe me atë emërimin e fillimit të negociatave  të Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit”.

“Ky është sinjal për gjithë rajonin se me atë mbahet edhe kredibiliteti i BE-së që është interes i të gjithëve. Konkretisht, paralelisht zhvillohen kontaktet midis ministrive për punë të jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë moment vlerësojmë se  në interes të atij procesi  nuk duhet të nxirren detaje.  Gjithsesi e rëndësishme është të përmendet  se gjithë këto kontakte  çojnë drejt  mirëkuptimit të përbashkët dhe çdo mbledhje e re  çon drejt përforcimit të besimit dhe afrimit të pozitave”, theksoi zëdhënësi qeveritar.

Ai potencon se vendi e respekton Marrëveshjen me Bullgarinë prej vitit 2017 dhe mbetet në qëndrimin se ai është korrnizë e shkëlqyer dhe ofron instrumente  që të menaxhohen çështjet për të cilat Sofja zyrtare ka ndonjë brengë.

“Jemi të gatshëm të pranojmë sqarime në këtë drejtim dhe do ta apelojmë  dhe dënojmë shprehjen e urejtjes në të dy vendet dhe duam t’u bëjmë thirrjer të gjithë faktorëve  ta mbështesin  këtë apel dhe së bashku të parandalojmë  valë të re të urrejtjes në cilindo drejtim, që mund të ndikojë në ç’farëdo lloj mënyre, qoftë te negociatorët ose te Komisioni që merret me çështje historike”, tha zëdhënësi Arsovski, duke shtuar se dilemat për çështjet historike duhet t’i zgjidhin ekspertët e dy shteteve.

Next Post
Osmani: Vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës paraqesin udhërrëfyesin tonë për integrim të plotë në BE

Osmani: Vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës paraqesin udhërrëfyesin tonë për integrim të plotë në BE

Vendimi përfundimtar për Postën në tremujorin e parë ose të dytë të vitit 2021, paralajmëron Bytyqi

Vendimi përfundimtar për Postën në tremujorin e parë ose të dytë të vitit 2021, paralajmëron Bytyqi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom