• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Osmani – Linkeviçius: Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat pa kurrfarë anulimi

October 30, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Berlini është për fillim të negociatave deri në fund të vitit
Share on FacebookShare on Twitter

E vlerësojmë pozitën parimore të Lituanisë për mbështetje të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, kurse në veçanti jemi falënderues që e njihni përpjekjen tonë, me vullnet të mirë dhe nëpërmjet dialogut kapërcejmë të gjithë çështjet e hapura deri në mbylljen e Kornizës negociuese dhe deri në mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.

Këtë sot e theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi video takim me homologun e tij nga Republika e Lituanisë, Linas Linkeviçius.

Ministrat, siç kumtoi MPJ, shkëmbyen mendime edhe për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe për situatën në rajon.

“Mbetemi të përkushtuar në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore duke i zbatuar në kontinuitet Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, sepse nëpërmjet tyre krijuam energji të re dhe kontribuam në intensitetin për zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit”, nënvizoi Osmani.

Ministri Linkeviçius dëshmoi qëndrimin e parezervë dhe stoik të Lituanisë për vazhdimin e mbështetjes konstante të integrimit tonë evropian, theksoi se Lituania mbetet e hapur për ndarjen e përvojave në të gjitha sferat në Bashkimin Evropian dhe në procesin negociues, për të cilën pala jonë do të tregojë interes.

Në takim u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në plan bilateral, gatishmëri për tuinning projekte të reja, bashkëpunim me Institutin lituanez për administratë publike, diplomacinë ekonomike, menaxhimi i krizave dhe ndihmë tjetër të ekspertëve.

Video takimi është pjesë e një serie takimesh që Osmani gjatë periudhës së kaluar i realizoi me homologë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, me një qëllim të vetëm, të përcjellë porosinë se prioriteti i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut – miratimi i Kornizës negociuese dhe mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me BE-në deri në fund të vitit, nën kryesimin e RF të Gjermanisë.

Next Post
Kanë filluar përgatitjet për testimin provë PISA në 2021

Kanë filluar përgatitjet për testimin provë PISA në 2021

Gjendja në kopshte ende nën kontroll, thotë ministrja Shahpaska

Shahpaska: Në kopshte deri më tani pozitivë në koronavirusin 33 fëmijë dhe 109 punonjës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom