“Asnjëherë nuk kam mundur ta kuptoj nacionalizmin dhe padurimin ndaj tjetrit vetëm se I përket një etnie tjetër. Kemi një jetë, dhe është e palejueshme ta harxhojmë në një banalitet të tillë”, thotë artisti dhe modelisti i njohur, Zoran Kardulla për CIVIL MEDIA. Shprehja specifike artistike e Kardullës paraqet pasuri të vërtetë të cilën ky artist, intelektual dhe aktivist ia dhuron publikut përmes mesazheve vizuale. Për mendimet dhe qëndrimet e tij flasin fjalët e tij, edhe më tepër veprat e ti artistike që i krijon si kontribut të çmuar ndaj Nismës “Të bashkuar në dallime” që e udhëheq CIVILi.
CIVIL MEDIA: Si e vlerësoni gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut? Cilët faktorë ndikojnë pozitivisht, dhe cilët negativisht në marrëdhëniet ndëretnike? A kultivohen stereotipet dhe paragjykimet në bazë etnike në vendin tonë, dhe kush është përgjegjës për ato? Si ti tejkalojmë?
KARDULLA: Sipas meje, si qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sinqerisht, marrëdhëniet ndëretnike shpesh janë në “frymëmarrje artificiale” ose mirëmbajtje mbi minimumin e lejuar. Gjatë viteve kemi qenë dëshmitarë të përshkallëzimeve me pasoja tragjike. Për momentin mendoj se pak jemi mbi këtë situate, patjetër, edhe me intervenime nga jashtë, por edhe si vend, aspirant për hyrje në BE.
Mirëpo, jemi dëshmitarë të gjuhës së urrejtjes mjaft të shprehur ndaj një bashkësie etnike të caktuar dhe kjo nuk guxon të mbetet pa ndëshkuar. Duhet të tregojmë pjekuri dhe të gjithë bashkë të dënojmë çdo lloj gjuhe të urrejtjes. Këtu nuk ka kompromis.
Preferenca ideologjike e partive politike e shumicës, është faktori kryesor në relaksimin ose shtrëngimin e marrëdhënieve ndëretnike. Çdo here kur në pushtet janë parti me orientim djathtist dhe parti nacionaliste, ka ngritje të tensioneve. Sundimi i drejtësisë dhe stabiliteti ekonomik janë factor plus, çdo here. Në vendin tonë ekzistojnë stereotype dhe paragjykime në bazë të çdo dallimi, duke e përfshirë edhe atë etnik. Përgjegjësia është e politikanëve, por edhe e secilit nga ne, si individë. Si të tejkalohen? Do të kisha thënë, asnjëherë mos votoni për parti nacionaliste, si e para. E dyta, mësoni fëmijët ti pranojnë të ndryshmit nga vetja. Respekti dhe besimi i ndërsjellë është I domosdoshëm në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore.
CIVIL MEDIA: Si mund të kontribuoni Ju personalisht ndaj tejkalimit të nacionalizmit dhe urrejtjes etnike në shoqërinë tonë? Çfarë do t’u rekomandoni palëve të ndryshme të prekura në shoqëri dhe krijuesve të politikave dhe praktikave në këtë sferë, siç janë mediat, shoqëria qytetare, institucionet, partitë politike, academia dhe vepruesit tjerë?
KARDULLA: Unë sipas përkatësisë jam Vlleh. Ne si etni jemi të njohur , prveç faktit se nuk kemi shtet etnik, se aty ku jetojmë, jemi qytetarë besnikë dhe faktorë të stabilitetit. Asnjëherë nuk kam mundur ta kuptoj nacionalizmin dhe padurimin ndaj tjetrit vetëm se i takon një etnie tjetër. Kemi një jetë, dhe është e palejueshme ta harxhojmë në një banalitet të tillë
Të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për ndërtimin e atdheut, të investojmë në prosperitetin e vendit dhe të lëmë një botë më të mire për pasardhësit tonë. Ndryshimet duhet të fillojnë nga shtëpia, mandej përmes procesit arsimor të mbindërtohen. Për çdo ditë duhet të punohet në hapjen e mendjes dhe në pranimin e dallimeve.
Të gjithë faktorët që kanë mundësi të kenë ndonjë lloj ndikimi në krijimin e opinionit publik, duhet të sillen në mënyrë korrekte. Nuk është e lejushme për çdo ditë në eterin të lihet hapësirë për gjuhë të urrejtjes, pa u ndëshkuar.
Ftohen në emisione mysafirë që kanë të kaluar problematike, qëndrime ekstreme dhe nga ata kërkohet këshillë se sit ë gjindet zgjidhje për ndonjë problem!!! E palejueshme! Persona publikë, politikanë shpallin qëndrime nëpër rrjete sociale ku përdoren fjalë të pakëndshme, përulet dhe ofendohet tjetri, nxitet dhuna etj. Dhe për këtë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi, madje nga mbështetësit e tyre nxiten edhe më tepër të vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën. Dhe kështu, rrethi zgjërohet dhe askush nuk kupton se edhe me një pëlqim (like) e ka vazhduar përhapjen e urrejtjes…
CIVIL MEDIA: Sa dhe në cilën mënyrë janë të dëmshëm nacionalizmi dhe urrejtja etnike për shoqërinë dhe për insëpirimet tonë në BE? Në cilën mënyrë këto dukuri janë në kundërshtim me vlerat evropiane?
KARDULLA: Nacionalizmi dhe urrejtja etnike janë fara e mosmarrëveshjeve çdo here dhe kudo. Nëse nuk jemi të bashkuar, si do të ndërtojmë shoqëri që do të ketë dinjitetin të jetë pjesë e familjes evropiane?
Sigurisht, Evropa nuk është imune ndaj këtyre fenomeneve, është më se e qartë, por aspirata jonë është anëtarësimi në BE dhe nuk kemi asnjë mundësi tjetër. Kemi akoma faktorë që me vetëdije punojnë kundër aspiratës dhe arritjes së anëtarësimit tonë nën maskën e disa qëllimeve më të larta patriotike të cilat në fakt nuk janë gjë tjetër veçse një mbrojtje e verbër e krimit dhe kriminelëve.
Ka pengesa nga të dy partitë dhe politikanët maqedonas dhe shqiptarë. Unë nuk përmenda etni të tjera, sepse në vendin tonë, kur flasim për marrëdhëniet ndëretnike, më shpesh mendojmë për to. Evropa nuk mund të na pranojë nëse tregojmë çdo ditë se jemi intolerantë ndaj kujtdo që është i ndryshëm për çfarëdo baze.
Nuk e di se sa optimist mund të jem kur dëgjoj gjuhë urrejtjeje çdo ditë, por e di që po i rris fëmijët e mi me një frymë tjetër dhe uroj një të ardhme më të mirë për brezat tanë.
Biljana Jordanovska, Dijana Tahiri
[divide]
Ilustrime: Zoran Kardulla
Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe Luksemburg.