Kategoritë

ARSIM Gjendja në kopshte ende nën kontroll, thotë ministrja Shahpaska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska thotë se gjendja në kopshte ende është nën kontroll dhe se në to respektohen protokollet për punë. Numri i madh i të izoluarve, thotë ajo, ka të bëjë në atë se vetëm një  kujdestar  apo edukator pozitiv në izolim çon një grup të tërë prej të paktën 15 fëmijë dhe lokegun e tij nga i njëjti grup.

Ajo informoi se në izolim janë 482 fëmijë të cilët vizitojnë kopsht dhe 77 të punësuar në kopshte. Numri i përgjithshëm i fëmijëve  pozitivë prej 9 shtator deri dje është 26 dhe 92 të punësuar në kopshte, të cilët nuk janë vetëm kujdestarë dhe edukatorë, or edhe kopshtarë,  kuzhinierë, pastrues dhe personel tjetër., tha Shahpaska për Brifingun e mëngjesit.

Ajo ka theksuar se gjendja shëndetësore e fëmijëve dhe të punësuarve pozitivë në kopshte është e mirë.

“Ka pasur vetëm dy të shtrirë në spital, një fëmijë dhe një i punësuar. Një pjesë e madhe dalin nga izolimi dhe kthehen në kopshte, si dhe fëmijët ashtu edhe të punësuarit”, sqaroi ministrja.

Shahpaska potencoi se në më shumë se nëntëdhjetë kopshte është bërë mbikëqyrje me qëllim që të konfirmohet nëse respektohen protokollet, ndërsa bëhen edhe kontrolle të jashtëzakonshme në kopshte ku inspektorët kanë konfirmuar se nuk respektohen kontrollet.