• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Boçvarski: Të përkushtuar jemi në integrimin në BE dhe lehtësimin e transportit dhe tregtisë

October 27, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Boçvarski: Të përkushtuar jemi në integrimin në BE dhe lehtësimin e transportit dhe tregtisë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut realizohen  investime të mëdha për ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor në korridoret pan-evropiane 8 dhe 10 dhe intensivisht punohet në tejkalimin e sfidave dhe vazhdimin e ndërtimit të lidhjeve hekurudhore drejt Republikës së Bullgarisë, theksoi  ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski në Këshillin e tretë ministror BE-Ballkani Perëndimor.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut fuqishëm është përkushtuar në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, përparimin e lidhshmërisë  rajonale, lehtësimin e transportit dhe tregtisë, rritjen e bashkëpunimit me vendet tjera  nga Ballkani Perëndimor.

“Në këtë kohë të krizës shëndetësore botërore, kur  varësia e ndërsjellë e vendit  nga rajoni bëhet gjithnjë e më e fuqishme dhe më e dukshme, mbështetja e ndërsjellë dhe bashkëpunimi  është i rëndësishëm”; tha Boçvarski.

Qëllimet e Marrëveshjes për themelim të bashkësisë transportuese dhe Agjenda për lidhje  ishin një nga temat kryesore  në këtë mbledhje në video-konferencë në të cilën morën pjesë  komisari evropian për transport Adina Valean, komisari evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim Oliver Varheji, drejtori i sekretariatit të përhershëm  të bashkësisë transportuese Matej Zakonjshek, kryetari i Këshillit ministror të bashkësisë transportuese dhe ministri i transportit dhe lidhjeve të BeH-së Vojin Mitroviq dhe ministrat e transportit të vendeve nga Ballkani Perëndimor.  Përfaqësuesit e  Komisionit Evropian e prezantuan  Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, si ndihmë e paraparë e Unionit për realizimin  e investimeve  të planifikuara të cilat së pari kanë për qëllim lidhshmëri më të mirë të vendeve.

Ministri Boçvarski porositi se duhet të fokusohemi në tejkalimin e pasojave të krizës  dhe ta përshpejtojmë  rimëkëmbjen e ekonomive tona.

Citoi se si Ministri në mënyrë aktive janë përfshirë në të gjitha aktivitetet, të cilat në një pjesë të madhe,  duke e pasur parasysh krizën shëndetësore, kanë të bëjnë me funksionim të pandërprerë të korridoreve të gjelbërta veçanërisht në transportin e mallrave.

Përmes hapjes së tregjeve, liberalizimit të transportit dhe përforcimit të konkurencës, siç tha, Bashkësia  transportuese do të kontribuojë për  siguri të rritur dhe efikasitet, shpenzime më të ulëta dhe cilësi më të mirë  të shërbimeve transportuese, si dhe  nivel më të lartë të standardeve  të përgjithshme teknike, që në fund mund të sjellë  deri te integrimi në tregun evropian. Gjithashtu, tha, Marrëveshja do ta përshpejtojë  zbatimin e reformave në këtë sektor dhe do të mundësojë  harmonizim të politikës transportuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut me politikë transportuese dhe  legjislativë të BE-së, që është edhe një nga kushtet për anëtarësim me të drejtë të plotë  të vendit tonë në BE, tha Boçvarski.

Next Post
Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse nesër në seancë kuvendore, ribalanci i Buxhetit më 29 tetor

Kuvendi i konstatoi dorëheqjet e deputetëve Durlovski, Bajrami, Zeqiri dhe Llukarevska

Osmani: Të rinjtë janë forca e një shoqërie dhe e ardhmja e shtetit

Osmani: Të rinjtë janë forca e një shoqërie dhe e ardhmja e shtetit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom