• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev: Autostrada drejt Kosovës do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm

October 24, 2020
in BALLINA, LAJME, RAJON
Zaev: Autostrada drejt Kosovës do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev pret që në fillim ose në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm  të fillojë  realizimi i autostradës drejt Kosovës.

“Për pjesën e parë prej dy kilometra ka përfunduar tenderi, fitoi Granit.  Pjesa e dytë është në fazën e përfundimit të shpronësimit, duhet të vendosim me Shtatmadhorinë e Armatës  për ish poligonin  i cili gjendet në atë pjesë. Për momentin bëhet zgjidhja edhe e atyre 600 metrave  vendkalim ndërkufitar, gjegjësisht si të mbulohen  nga IPA komponenta, ka informuar  sot kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar Avdullah Hoti, i cili është për vizitë zyrtare  në vend.

Nëse gjithë këto punë përfundojnë deri në fund të vitit, kryeministri beson se  për dy vjet e gjysmë mund të bëhet gati autostrada, edhe pse sipas  dokumentacionit projektues të Bankës Evropiane është parashikuar  aktivitetet ndërtimore të zgjasin  tre deri në katër vjet.

Përveç kësaj zgjidhje për autostradën, në fokus të seancës së parë të përbashkët midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës  e cila pritet të mbahet së shpejti, do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes midis dy shteteve për  interkonektuesin me gazin natyror, si dhe realizimin e “One stop shop”.

“Janë dhënë udhëzime për përpunimin e dokumentacionit projektues dhe nënshkrimi i marrëveshjes midis dy shteteve për interkonektuesin  me gaz natyror i cili duhet t’i lidh Shkupin dhe Prishtinën. Puna e dytë në të cilën do të përkushtohemi është “One Stop Shop” midis shtetit tonë dhe Kosovës dhe puna e tretë është përfundimi i dokumentacionit projektues për lidhje të Tetovës  dhe Prizrenit”, tha Zaev.

Paralajmëroi se mund të përpunohen edhe plane për zhvillim të turizmit në Kodrën e Diellit si ofertë e përbashkët e të dy shteteve.

Next Post
Pendarovski-Hoti: Pandemia nuk guxon të jetë pengesë për bashkëpunim midis dy shteteve

Pendarovski-Hoti: Pandemia nuk guxon të jetë pengesë për bashkëpunim midis dy shteteve

Zaev: Rrjeti 5G do të shkaktojë efekte shumë më pozitive se sa energjia elektrike

Zaev: Rrjeti 5G do të shkaktojë efekte shumë më pozitive se sa energjia elektrike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom