• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaev propozoi shkarkim të drejtoreshës së Agjencisë për programe arsimore evropiane, Lidia Dimova

October 21, 2020
in POLITIKË, BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Zaev propozoi shkarkim të drejtoreshës së Agjencisë për programe arsimore evropiane, Lidia Dimova
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev në mbledhjen e sotme të 13-të të Qeverisë i informoi anëtarët e Qeverisë se e ka pranuar kërkesën e zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski, t’i rekomandojë Këshillit drejtues të Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet ta shkarkojë drejtoreshën Lidia Dimova, për shkak të veprimit joetik në kryerjen e funksionit të saj, lidhur me indikacione për punë të pandërgjegjshme financiare dhe për moskujdes ndaj kultivimit të imazhit të institucionit në opinion.

“Këtë procedurë e  mundëson neni 23 i Kodit etik, sipas të cilit kryetari i Qeverisë mund të kërkojë përgjegjësi politike, përkatësisht kërkesë për parashtrim të dorëheqjes së bartësit të funksionit ekzekutiv apo propozim për shkarkim të tij, dhe të inicojë nismë për informim të institucioneve kompetente, me ç’rast në bazë të njohurive dhe vendimeve të Këshillit drejtues, do të respektohen të gjitha procedurat për garantim të parimit për prezumim të pafajësisë”, ceket në kumtesën e mbledhjes qeveritare.

Në mbledhje Qeveria i emëroi Sasho Tasevskin për drejtor të Byrosë për siguri publike dhe Pece Mirçevskin për drejtor të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qeveri, përderisa Visara Riza u shkarkua  nga detyra e u.d. drejtoreshë e Agjencisë për barëra dhe mjete mjekësore dhe në atë pozitë u emërua Lirim Shabani.

“Në mbledhjen e sotme Qeveria e miratoi Vendimin për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për emërim të kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe anëtarëve të Komisionit nacional për UNESKO të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast kryetare e Komisionit u emërua ministrja e Kulturës, prof.dr. Irena Stefoska”, informoi Shërbimi qeveritar për shtyp.

Next Post
Zagrebi është për fillim të negociatave me BE-në deri në fund të vitit

Zagrebi është për fillim të negociatave me BE-në deri në fund të vitit

Kovid kriza e rritë numrin e të papunëve, në shtator në evidencë mbi 151.000

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom