Kategoritë

POLITIKË “Bruksel tajms”: Pas kontestit me Athinën, Shkupi tani përballet me Sofjen

Prejse e zgjodhi çështjen e emrit  me Greqinë, e cila me vite  e ka bllokuar  fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit, Maqedonia e Veriut tani përballet  edhe me një kontest tjetër,  me fqiun e saj Bullgarinë, për gjuhën dhe historinë, potencon “Bruksel tajms”.

Edicioni citon vepra  për Komisionin Evropian  marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal  mbesin elemente thelbësore në procesin e zgjerimit, dhe për atë Brukseli  “i inkurajon të dy palët  t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre të gjejnë zgjidhje për problemet”.

“Mbetet Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ta zgjidhin kontestin e ndërsjellë, sepse Komisioni  nuk do të ndërmjetësojë në dialogun  siç e bën atë në rastin me Serbinë dhe Kosovën, shton “Bruksel tajms”.

Duke u kthyer në raportet e publikuara  më parë për përparimin e shteteve kandidate edicioni  citon se në fushën e gjyqësisë  dhe të drejtave themelore, përparimi  dukshëm dallohet  në krahasim me  vitin e kaluar,  duke potencuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vende “të cilat me padurim  presin  të fillojnë  negociatat inkuadruese kah fundi i këtij viti”, kanë arritur “përparim të mirë”, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi, vendet e vetme në rajon  të cilat i filluan negociatat, nuk kanë arritur përparim në këtë fushë.

“Situata është ende më e keqe  në të gjitha vendet  kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e lirisë së shprehjes. Ballkani Perëndimor dhe Turqia edhe më tutje manifestojnë ” korrupsion të përhapur gjerësisht” dhe  aspak nuk kanë realizuar  ose realizojnë përparim të kufizuar  kur bëhet fjalë  për lirinë e shprehjes”, shton gazeta.

Megjithatë, sipas “Bruksel tajms”, edhe pse raporti për përparimin  në vitin 2020 tregon se vendet kandidate për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor ende  nuk janë përgatitur për pranim në Union, Komisioni Evropian vazhdon ta udhëheq procesin  e zgjerimi të BE-së edhe në kushte të krizës me koronavirusin.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për gazetën ka deklaruar se vlerësimet dhe rekomandimet  për vendet  e cituara në raportet e fundit  janë më të qarta dhe më të sakta.

“Raportet janë më transparente rreth gjendjes së negociatave për anëtarësim dhe për shkallën deri te e cila  zbatohen  reformat themelore”, ka shtuar  zëdhënësi.

“Bruksel tajms” përkujton se Komisioni Evropian  në fillim të korrikut para Këshillit të BE-së i  ka  prezantuar propozim korrnizat negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ato nuk janë publikuar në opinion.

Gazeta  potencon se në suaza  të Këshillit  ende  janë në rrjedhë  diskutimet  rreth propozim-korrnizave negociuese, dhe për atë zëdhënësi i Komisionit Evropian ka refuzuar t’i komentojë.

“Pas miratimit të korrnizave nga ana e Këshillit, do të konvokohen konferencat e para  ndërqeveritare me çka zyrtarisht  do të fillojnë  negociatat për anëtarësim, thekson gazeta, duke shtuar se komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Oliver Varheji shpreson se kjo do të ndodh  gjatë kryesimit gjerman me BE-në kah fundi i këtij viti.