Kategoritë

DREJTËSI Shkatërrohet një grup i organizuar kriminel, që ka kontrabanduar migrantë, arrestohen dhjetë persona

Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz, Sektori për hetime kriminalistike, Njësia kombëtare për shkatërrimin e kontrabandës me migrantë dhe tregtisë me njerëz, në bashkëpunim me Sektorin për operacione speciale, SPB Strumicë dhe Qendrat rajonale për punë kufitare “Jug” dhe “Lindje”, në koordinimim me prokurorin publik nga PTHP për Ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, kanë zbatuar aksion të koordiniar policor, me qëllim të ndriçimit të veprave penale, që kanë të bëjnë me organizimin e grupit për kryerjen e verpave penale – kontrabandim të migrantëve, informoi sot zëdhënsëi i MPB-së. Toni Angelovski.

Ai potencoi se hetimi kriminalistik ndaj grupit 12-anëtarësh kriminel, i cili kohë më të gjatë ka vepruar në territorin e vendit, u zbatua gjatë dhjetë muajve të kaluara nga ana e Njësisë kombëtare për shkatërrimin e kontrabandës me migrantë dhe tregtisë me njerëz, në periudhën prej dhjetorit të vitit 2019, e deri tani.

Angellovski theksoi se grupi ka kontrabanduar migrantë nga Greqia nëpërmjet Maqedonisë së Veriut deri në Serbi, e pastaj për në vendet e Bashkimit Evropian.

“Hetimi është hapur në dhjetor të vitit 2019 ndërsa gjatë këtyre muajve që ka zgjatur hetimi janë kontrabanduar mbi 100 migrantë”, deklaroi Angellovski.

Ai shtoi se transferimi i një migranti ka kushtuar prej 500 deri në 700 euro, ndërsa organizatorët e grupit kriminal janë dy persona nga Bogdanci, baba e birë, si dhe një person nga fshati Llojan dhe një nga Shkupi.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.